Sociale 4 October 2025, 12:17 Nga VNA

“5D kërkon të bëjë pallate!”, denoncimi i administratorit të bizneseve në Kombinat: Mariglen Qato më kërkoi 200 mijë €

Ndaje në Whatsapp
“5D kërkon të bëjë pallate!”, denoncimi i

Sako Sakollari, administrator i disa bizneseve në Kombinat, të cilit IMT i shembi sot disa njësi biznesi, ka bërë denoncim të fortë me emra. Në një rrëfim për gazetarin e News24, Osman Stafa, Sakollari tha se para 3 vitesh, drejtori asokohe i IMT-së, Mariglen Qato, i ka kërkuar 200 mijë euro.

Ai tha se para 3 muajsh, sërish inspektorët e IMT-së i shkuar sërish te bizneset, ndërsa pasi e kërcënuan me shembje, i kërkuan 50 mijë euro. Ai tha se nuk ka pranuar kurrsesi që të bëhet pjesë e paligjshmërisë, ndërsa shtoi se ka bërë kallëzim penal për ato çka pretendon. Ai tha se 200 punonjës që punojnë në disa biznese në këto njësi që do të shemben, do të ngelen pa punë.

“Mariglen Qato para 3 viteve na kërkoi 200 mijë euro. Por ne nuk pranuam. Para 3 muajsh na kanë ardhur në emër të IMT-së, na kërkuan 50 mijë euro. Më kërkuan që të ikja të takoja ‘shefin’. Por unë nuk pranova. Unë nuk do të pranoj të jap lekë, pasi jam njeri i ligjit dhe kam bërë kallëzim penal për inspektorin e IMT-së dhe një tjetër. Më kërkuan bakshish, 50 mijë euro herën e fundit, para 3 vitesh 200 mijë euro. Me shembjen e këtyre bizneseve, dalin në rrugë 200 punëtorë.”, tha ai./Ballkanweb

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme