Sociale 7 September 2025, 18:46 Nga VNA

345 mijë nxënës nisin nesër vitin e ri shkollor 2025–2026, dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

Ndaje në Whatsapp
345 mijë nxënës nisin nesër vitin e ri shkollor

Nesër nis zyrtarisht viti i ri shkollor 2025–2026 në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se në total do të jenë 31 mijë mësues në shërbim të procesit mësimor, ndërsa këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara. Konkretisht, janë angazhuar 2,260 mësues ndihmës, një rritje me 150 më shumë se një vit më parë.

Një situatë e veçantë është shënuar në Korçë, ku viti i ri shkollor nis me një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve. Krahasuar me një vit më parë, janë 3,726 nxënës më pak, duke e ulur shifrën nga 21,080 në 17,354. Kjo rënie ka bërë që disa shkolla në qytetin e Korçës të bashkohen, ndërsa dhjetëra klasa të para nuk janë hapur, pasi nuk ka pasur asnjë regjistrim. Sipas nënkryetarit të sindikatës së mësuesve në Korçë, reduktimi me gati një të katërtën e nxënësve është një tregues alarmant që kërkon ndërhyrje emergjente në sistemin arsimor. Rënia e numrit të nxënësve reflektohet drejtpërdrejt edhe tek mësuesit, shumë prej të cilëve mbeten pa ngarkesë të plotë mësimore. Një pjesë e tyre pritet të sistemohen si mësues ndihmës ose të angazhohen në programe pas-shkollore.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme