Sociale 23 September 2025, 12:09 Nga VNA

30% e aksidenteve fatale nga shpejtësia

Ndaje në Whatsapp
30% e aksidenteve fatale nga shpejtësia

Shpejtësia tej normave të lejuar vijon të mbetet në Shqipëri burimi kryesor i aksidenteve me pasojë humbje jetësh.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për vitin 2023 rreth 30% e vdekjeve nga aksidentet janë shkaktuar nga shpejtësia, ndërsa 26% e vdekjeve shkaktohen nga të kaluarit e rrugës pa kujdes. Më tej ndryshimi i papritur i drejtimit të mjetit përbëri 9% të vdekjeve. Ndërsa alkooli, mosrespektimi i këmbësoreve, qasja e pakujdesshme përbejnë secila 6% t shkaqeve të fataliteve nga aksidentet rrugore.

Të dhënat e ministrisë së brendshme janë bërë publike në kuadër të dokumentit e “Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026-2030” të publikuar për konsultim.

“Shumica e shkeljeve të qarkullimit rrugor janë për shkak të shpejtësisë ose mosrespektimit të kufirit të shpejtësisë. Përveç kësaj, ekziston një përhapje e gjerë e perceptimit midis drejtuesve se nuk do të ndëshkohen dhe se kufijtë e shpejtësisë janë kufizues të panevojshëm. Kjo dëmton iniciativat e zbatimit të ligjit dhe edukimit”, theksohet në dokument.

Më tej nënvizohet se shpejtësia përtej normave të lejuara përveçse është një problem, bëhet edhe me e rrezikshme kur prej drejtuesve të mjeteve kombinohet me sjellje të tjera, si ndryshimet e papritura të korsisë, drejtimi agresiv, tejkalimet e pasigurta dhe kalimi i shpejtë i automjetit.

Gjatë viteve 2021–2024, 50% e aksidenteve rrugore në Shqipëri kanë përfshirë drejtues mjetesh, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Pasagjerët (19%), këmbësorët (14%) dhe motoçiklistët (12%) janë gjithashtu kategori të ndjeshme ndaj rrezikut. Përdoruesit e pambrojtur të rrugës, këmbësorët, çiklistët dhe motoçiklistët përbëjnë mbi 30% të të aksidentuarve.

”Drejtuesit e rinj shpesh përfshihen në më shumë aksidente për shkak të mungesës së përvojës dhe tendencës më të madhe për të marrë risqe. Drejtuesit më të vjetër mund të jenë më të rrezikuar për shkak të rënies fizike ose konjitive që lidhet me moshën. Kjo është një çështje gjithnjë e më e rëndësishme pasi numri i drejtuesve më të vjetër vazhdon të rritet”, nënvizohet në dokument.

Rrezikimi i këmbësorëve, motoçiklistëve dhe çiklistëve në aspektin e vdekjeve në rrugë është veçanërisht i dukshëm. Këto grupe përbëjnë më shumë se 55% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në rrugë. Këmbësorët, motoçiklistët dhe çiklistët përbëjnë gjithashtu më shumë se 45% të të lënduarve. Përdoruesit e rrezikuar të rrugës po përballen me më shumë rreziqe në rrugë, prandaj është e rëndësishme të përqendrohemi në mbrojtjen e atyre që janë më të ekspozuar dhe më pak të mbrojtur.

Strategjia e prezantuar synon reduktimin me 50% të fataliteteve në rrugë deri në 2030 krahasuar me shifrat e 2021, bazuar në standardet e BE-së./ Monitor

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme