Sociale 21 August 2025, 14:38 Nga VNA

116 vjetori i lindjes/ Njeriu më i vjetër në botë feston sot ditëlindjen

Ndaje në Whatsapp
116 vjetori i lindjes/ Njeriu më i vjetër në botë feston sot

Ethel Caterham, e fundit e mbijetuar e epokës edvardiane dhe aktualisht personi më i vjetër në botë, festoi të enjten ditëlindjen e saj të 116-të.

Caterham lindi më 21 gusht 1909 në Shipton Bellinger, Hampshire, në kohën kur Herbert Asquith ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa mbreti Edward VII ndodhej në fron. Ishte periudha kur Beatrix Potter sapo kishte botuar librin "The Tale of the Flopsy Bunnies" dhe një nga këngët më të shitura të kohës ishte "Shine on Harvest Moon".

Ajo është sot personi i fundit i lindur nën sundimin e Edward VII, i cili vdiq më 6 maj 1910. Caterham erdhi në jetë pesë vjet para fillimit të Luftës së Parë Botërore, si e dyta më e vogël nga tetë fëmijë. Epoka edvardiane, e përshkruar nga shkrimtari amerikan Samuel Hynes, konsiderohej si një “kohë e qetë, kur gratë mbanin kapele të mëdha dhe ende nuk kishin të drejtë vote, kur të pasurit jetonin hapur luksozisht dhe dielli nuk perëndonte kurrë mbi flamurin britanik.”

Në prill të këtij viti, Caterham mori titullin e personit më të vjetër të gjallë, pas vdekjes së murgeshës braziliane Sister Inah Canabarro Lucas në moshën 116-vjeçare.

Në një intervistë për BBC në vitin 2020, ajo deklaroi: “E marr gjithçka siç vjen, të mirat dhe të këqijat. Unë dëgjoj dhe bëj atë që dua.”

Ditëlindjen e saj të 116-të, Caterham e feston në një shtëpi kujdesi në Lightwater, Surrey, ku jeton, e rrethuar nga familja. Ajo ka zgjedhur që ditën ta kalojë qetësisht dhe në ritmin e saj. Caterham është e ve prej gati gjashtë dekadash, që prej vdekjes së bashkëshortit të saj, Norman, në vitin 1976. Sipas të dhënave të Gerontology Research Group, çifti u njoh në një darkë në vitin 1931. Norman, major në ushtrinë britanike, shërbeu në Hong Kong dhe Gjibraltar, ndërsa ata së bashku patën dy fëmijë.

Një zëdhënës i shtëpisë së kujdesit ku qëndron Caterham deklaroi:

“Ethel dhe familja e saj janë shumë mirënjohës për të gjitha mesazhet dhe interesimin që i është treguar në këtë ditë të veçantë. Ajo ka zgjedhur të mos japë intervista, duke preferuar ta kalojë ditëlindjen e saj në qetësi, me familjen. I vetmi përjashtim mund të jetë një përshëndetje nga Mbreti, gjë e kuptueshme.”

Vit të kaluar, Mbreti Charles i dërgoi asaj një kartolinë urimi për ditëlindjen e 115-të.

Ndërkohë, rekordi për personin më jetëgjatë të regjistruar në histori mbahet nga Jeanne Calment, një franceze që jetoi 122 vjet e 164 ditë, sipas Guinness World Records.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme