Sociale 17 May 2026, 15:17 Nga VNA

102-vjeçarja italiane që u ngrit në këmbë pas dy ditësh nga operacioni…dhe propaganda shqiptare për “kujdesin ndaj të moshuarve”

Ndaje në Whatsapp
102-vjeçarja italiane që u ngrit në këmbë pas dy

Në Itali, një grua 102-vjeçare u ngrit në këmbë vetëm dy ditë pasi iu nënshtrua një operacioni të komplikuar në legen pas një frakture të femurit.

Ndodhi në Policlinico Tor Vergata në Romë, ku një ekip multidisiplinar ortopedësh, specialistësh të osteoporozës dhe rehabilitimit realizoi me sukses ndërhyrjen, pavarësisht moshës dhe gjendjes delikate të pacientes.

Mjekët italianë shpjegojnë se suksesi nuk lidhet vetëm me operacionin, por me gjithë zinxhirin e kujdesit: diagnostikim të fragjilitetit kockor, trajtim të personalizuar, rehabilitim të menjëhershëm dhe terapi për të parandaluar fraktura të tjera.

Pra një sistem që nuk e sheh një të moshuar si barrë apo statistikë, por si pacient që duhet të rikthehet në jetë normale edhe në moshën 102-vjeçare.

Ndërkohë në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë vazhdon të prodhojë video propagandistike për të shpjeguar se çfarë do të thotë “kujdes për të moshuarit”.

Sepse këtu kujdesi shpesh komunikohet më shumë me montazhe, slogane dhe postime Facebook-u sesa me standarde reale rehabilitimi, trajtim modern apo spitale që funksionojnë si sistem.

Dallimi mes propagandës dhe shtetit funksional ndonjëherë shihet në detaje të vogla. Në njërin vend, një 102-vjeçare çohet në këmbë pas dy ditësh. Në tjetrin, ende prodhohen video për të bindur njerëzit se kujdesi ekziston.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme