Sport 3 June 2026, 19:22 Nga VNA

Shqipëria përballet me Izraelin në “Air Albania”, Maran debuton me surpriza në formacion

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbg.jpg

Kombëtarja shqiptare zbret mbrëmjen e sotme në fushë për ndeshjen miqësore ndaj Izraelit, një sfidë që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, me fillim në orën 20:00.

Takimi shënon nisjen e një etape të re për përfaqësuesen kuqezi, pasi në pankinë do të debutojë trajneri italian Rolando Maran. Ai merr drejtimin e skuadrës pas largimit të Sylvinhos, i cili mbylli eksperiencën e tij trevjeçare e gjysmë në krye të Shqipërisë.

Maran ka bërë menjëherë disa ndryshime në formacionin titullar. Anis Mehmeti fiton besimin e trajnerit dhe do të aktivizohet nga minuta e parë, ndërsa Ylber Ramadani rikthehet si titullar në mesin e fushës. Ndërkohë, Juljan Shehu e nis takimin nga stoli.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë do të duhet të përballen me një mungesë të rëndësishme, atë të Myrto Uzunit, i cili nuk është i gatshëm për këtë sfidë për shkak të problemeve shëndetësore.

8888.webp

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme