Sport 22 May 2026, 22:01 Nga VNA

Seria A ndan çmimet për sezonin 2025-2026

Ndaje në Whatsapp
Seria A ndan çmimet për sezonin 2025-2026

Serie A ka shpallur fituesit e çmimeve individuale për sezonin aktual, edhe pse kampionati ende nuk ka përfunduar plotësisht dhe ka mbetur edhe një javë nga fundi.

Pas suksesit me Interin, trajneri Cristian Chivu është vlerësuar me çmimin “Trajneri i Sezonit”, pasi udhëhoqi zikaltërit drejt titullit kampion në Itali.

Në kategoritë individuale, portieri më i mirë i sezonit u shpall Mile Svilar i Romës.

Çmimi për mbrojtësin më të mirë iu dha Marco Palestrës të Cagliarit, ndërsa mesfushori më i mirë u zgjodh Nico Paz i Comos.

Në repartin ofensiv, sulmuesi më i mirë i sezonit u shpall kapiteni i Interit, Lautaro Martínez.

Ndërkohë, çmimi më prestigjioz, ai i futbollistit më të mirë të sezonit i shkoi yllit të Interit, Federico Dimarco.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme