Jose Mourinho pritet të fitojë rreth 6 milionë euro në sezon si trajner i Real Madrid, një shifër e ngjashme me atë që kishte paraardhësi i tij Xabi Alonso, raporton Diario Sport.
Sipas të njëjtit burim, “Los Blancos” do të duhet të paguajnë gjithashtu një klauzolë lirimi prej rreth 7 milionë eurosh për ta shkëputur Mourinhon nga Benfica. Vitin e kaluar, klubi madrilen kishte shpenzuar afërsisht gjysmën e kësaj shume për të sjellë Alonson nga Bayer Leverkusen.
Raportohet se Mourinho ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake me Real Madridin për të marrë drejtimin e skuadrës, duke pasuar Alvaro Arbeloa, pas një sezoni të konsideruar zhgënjyes për klubin spanjoll. Megjithatë, marrëveshja është vendosur në pritje për shkak të zhvillimeve politike brenda klubit, pasi kandidatura e Florentino Perez për zgjedhjet presidenciale, përballë Enrique Riquelme, ka shtyrë vendimin final.
Ndërkohë, nëse marrëveshja finalizohet, Mourinho pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në skuadër, ku rreth shtatë lojtarë janë në listën e largimeve dhe paralelisht ka nisur puna për përforcimet e reja.
Real Madrid ka kaluar një periudhë të vështirë, duke mos fituar asnjë trofe në dy sezonet e fundit.






















