Real Madrid ka vendosur të aktivizojë klauzolën e riblerjes për mesfushorin ofensiv argjentinas Nico Paz, duke i hapur rrugën rikthimit të tij në “Santiago Bernabéu”.
Sipas raportimeve të Diario AS, drejtuesit madrilenë kanë marrë tashmë vendimin në nivel të brendshëm, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë pas zgjedhjeve presidenciale të klubit.
21-vjeçari ka zhvilluar një sezon shumë të mirë te Como, ku ka spikatur me paraqitjet e tij në futbollin italian. Pavarësisht përpjekjeve të trajnerit Cesc Faàbregas për ta bindur të qëndrojë edhe një sezon tjetër në Itali.
“Los Blancos” e shohin Nico Paz si një investim strategjik për të ardhmen, duke e përfshirë në projektin e skuadrës me lojtarë të rinj dhe premtues.
Tashmë mbetet vetëm formalizimi i rikthimit të tij, i cili pritet të shënojë një kapitull të ri në karrierën e talentit argjentinas në klubin ku është formuar.






















