Rajoni 14 August 2025, 18:20 Nga VNA

Zgjedhjet lokale në Kosovë, shqiptarët bashkë në Graçanicë, të ndarë në veri

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet lokale në Kosovë, shqiptarët bashkë në

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur të garojnë së bashku në Graçanicë me një kandidat për kryetar dhe listë të përbashkët për këshilltarë komunalë.

Kjo komunë, një nga 10 të njohurat si me shumicë serbe e që udhëhiqet nga Lista Serbe, synohet të ketë një udhëheqje shqiptare pas datës 12 tetor.

Regjistrimi i fundit i popullsisë nxori shqiptarët si komunitetin më të madh në Graçanicën e banuar nga gjithsej 18 mijë e 500 banorë. Sipas ndarjes etnike, në këtë komunë jetojnë 8,623 shqiptarë e 8,560 serbë, ose 63 shqiptarë më shumë sesa serbë. 

Leutrim Ajeti nga Lëvizja Vetëvendosje, nënkryetar i Graçanicës në 4 vitet e fundit, do të jetë kandidat për kryetar nga Aleanca Shqiptare dhe beson se mund të fitojë në garë me dy subjektet serbe, Listën Serbe dhe Partinë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e ministrit Nenad Rashiç.

“Gjasat janë shumë të mëdha, këtë do ta shohim më 12 tetor, jam i bindur që ne si Aleancë Shqiptare do të kemi një përfaqësim edhe një paraqitje dinjitoze dhe jam i bindur që do të afrohemi për ta fituar garën, jam shumë i bindur”, shprehet kandidati Leutrim Ajeti.

Ajeti thotë se qëllimi i mirë bëri që partitë të tejkalojnë ndasitë që kishin për të garuar në një listë të përbashkët.

“Sfidat kanë qenë të mëhershme për këto zgjedhje nuk ka pasur ashtu sfida shumë të mëdha, bisedimet kanë shkuar shumë mirë, si fillim normalisht është një lloj sfide kur të ndahen përgjegjësitë mirëpo të gjitha partitë shqiptare në këtë rast në komunë të Graçanicës, unë i falënderoj për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kanë treguar në këtë proces dhe për mundësinë dhe përgjegjësinë për të më kandiduar si kryetar”, shton Ajeti.

Kandidati shqiptar për kryetar të Graçanicës thotë së do të shërbejë pa asnjë dallim në krye të Komunës.

Si prioritet për Graçanincën përmendi ndërtimin e një nënkalimi përgjatë rrugës kryesore, transportin publik si dhe mjedisin. 

“Do të jem kryetar për të gjithë, unë shërbej aty që 14 vite, 10 vite si shërbyes civil dhe 4 vite si nënkryetar i Komunës, kështu që po të pyetni qytetarët në Graçanicë të cilës do etni për mua unë besoj që askush nuk flet një fjalë të keqe për mua sepse s’kam bërë dallime asnjëherë”. Deklaroi kandidati i përbashkët.

Ndryshe nga Graçanica, shqiptarët nuk arritën të bëheshin bashkë në komunat e tjera me shumicë serbe si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviq, Zveçan, Shtërpca, Kllokot, Novobërdë, Ranillugu dhe Parteshi ku partitë do të garojnë me kandidatë dhe lista të ndryshme në zgjedhjet e 12 tetorit. 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme