Rajoni 19 Tetor 2025, 17:49 Nga VNA

Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja mbi 31 përqind, dy të arrestuar për blerje votash

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja mbi 31 përqind,

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut po i drejtohen këtë të diele kutive të votimit për të zgjedhur të parët e qyteteve të tyre, një vit pasi vendim mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 800 mijë qytetarë ndërsa 112 mijë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit.  Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, raportohet se deri në orën 15:00 kanë votuar 515,069 qytetarë ose thënë ndryshe 31.16 përqind. Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, në një konferencë për shtyp deklaroi se procesi ka qenë i qetë ndërsa raportoi dy arrestime të personave që tentuan të blinin vota.
Këto zgjedhje të pushtetit vendor janë të tetat që nga pavarësia e vendit dhe qytetarët votojnë për 309 kandidatë për kryetar komune dhe për 576 lista këshilltarësh. Në garë marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 iniciativa qytetare ose kandidatura të pavarura.


Sipas sondazheve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezultati në komunat me shumicë maqedonase pritet të jetë i parashikueshëm, ndërsa në komunat shqiptare është një situatë tjetër.
VMRO-DMPNE është partia që kryeson në sondazhe me 26.7%, e ndjekur nga Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë me 11.1% dhe forcë e tretë është BDI dhe Aleanca Kombëtare për Integrim me 9.9%. Në fund vjen Koalicioni VLEN me 7.5%.
Ndërkohë lidhja socialdemokrate është në një krizë të brendshme pasi humbi thellë në zgjedhjet e vitit 2024 dhe po përpiqet të ruajë ndikimin në disa komuna.
Ndërsa në rreth 15 komuna me shumicë shqiptare, gara është e ashpër mes BDI dhe koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) dhe  koalicionit VLEN, që është aktualisht partner në qeveri me VMRO-DPMNE.

Video

50 kamiona për 3 bataliona...

Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në fshatin kodrinor Adamuz ka arritur në të paktën 41. Një trup i tjetër u gjet brenda rrënojave të trenit të parë, ndërsa disa trupa të tjerë mbeten të bllokuar. Autoritetet paralajmërojnë se numri përfundimtar i viktimave do të konfirmohet vetëm pas largimit të vagonëve nga shinat. Përplasja ndodhi pranë një vargmali në zonën e ullinjve, ku qasja është e vështirë për ekipet e shpëtimit për shkak të rrugës me një korsi. Sipas ekspertëve, një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë shkaku i daljes nga shinat të trenit që shkonte për në Madrid, duke u përplasur me trenin tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.

Pak ditë përpara aksidentit tragjik me 41 viktima në Spanjë, në rrjetet sociale u publikua një video nga një pasagjere, në të cilën evidentoheshin dridhje të pazakonta gjatë udhëtimit me tren, çka tregonte për probleme në infrastrukturën hekurudhore.

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme