Rajoni 4 May 2026, 12:42 Nga VNA

Yanis Varoufakis: Greqia po ndryshon qasje ndaj Kosovës, njohja s’duhet penguar nga e kaluara

Ndaje në Whatsapp
Yanis Varoufakis: Greqia po ndryshon qasje ndaj Kosovës, njohja

Yanis Varoufakis, ish-ministër i financave të Greqisë, në emisionin "Debat Plus" ka folur me tone pozitive për Kosovën, duke theksuar se imazhi i saj në Greqi ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit.

“Imazhi i Kosovës në Greqi është përmirësuar dramatikisht gjatë dy apo tri viteve të fundit”.

Sipas tij, në këtë ndryshim ka ndikuar edhe pozicioni që Kosova ka mbajtur në raport me përplasjet që Greqia ka pasur me Maqedoninë e Veriut.

“Kjo përplasje na ka kthyer prapa për dekada të tëra, i ka kthyer prapa maqedonasit dhe rajonin, kështu që për mua çfarë është e rëndësishme është që të largohemi nga konfliktet e pakuptimta”, shtoi ai.

Varoufakis theksoi se nacionalizmi mbetet një nga arsyet kryesore pse Greqia ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Ai u shpreh se në Greqi ekziston bindja se nëse njihet Kosova, atëherë “legjitimohet” edhe Qiproja Veriore, e cila njihet si shtet vetëm nga Turqia.

Megjithatë, sipas tij, kjo qasje është e gabuar dhe i përket së kaluarës.

Ai shtoi gjithashtu se në Kosovë, në përgjithësi, që nga viti 2005, ka pasur zhvillime pozitive në politikat financiare.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme