Rajoni 23 April 2026, 20:51 Nga VNA

Vuçiç i kërkon Hagës lirimin e kriminelit të luftës në Kosovë, Ratko Mlladiç

Ndaje në Whatsapp
Vuçiç i kërkon Hagës lirimin e kriminelit të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se gjendja shëndetësore e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mlladiq, i cili në Hagë po vuan dënimin për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, është shumë e rëndë dhe se nuk e kupton pse atij nuk i lejohet që “ditët e fundit t’i kalojë jashtë qelisë së burgut”.

“Jam informuar nga ministri i drejtësisë Nenad Vujiq se gjendja e tij është shumë e rëndë. Ai nuk ka mundur të ulet, është dërguar në spital në pozicion të shtrirë dhe ka qenë në gjendje të përgjigjet vetëm shkurt. Nuk e kuptoj pse dikujt nuk i lejohet të kalojë ditët e fundit jashtë qelisë së burgut. Por a jam i befasuar? Jo”, tha Vuçiq para gazetarëve në Beograd.

Ratko Mlladiq është një nga figurat më të njohura ushtarake të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë viteve 1992–1995, si komandant i Ushtrisë së Republikës Serbe.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme