Rajoni 7 May 2026, 18:32 Nga VNA

Vjosa Osmani kandidate për kryeministre? LDK mbledh Këshillin e Përgjithshëm

Ndaje në Whatsapp

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë të shtunën në orën 12:00 mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të merren disa vendime të rëndësishme në prag të zhvillimeve politike dhe zgjedhore në vend.

Në fokus të mbledhjes do të jetë nominimi i kandidatit të LDK-së për postin e kryeministrit, një vendim që pritet të përcaktojë edhe strategjinë politike të partisë për periudhën në vijim.

Po ashtu, gjatë takimit do të diskutohet edhe për hartimin e listës së kandidatëve për deputetë, me strukturat e partisë që pritet të japin propozimet dhe qëndrimet e tyre për përfaqësimin në zgjedhje.

Një tjetër çështje e rëndësishme në agjendë është edhe shqyrtimi i mundësisë së bashkëpunimit me presidenten Vjosa Osmani, temë që prej kohësh ka nxitur diskutime në skenën politike kosovare.

Vendimet që do të dalin nga ky takim pritet të kenë ndikim të rëndësishëm në pozicionimin politik të partisë në muajt e ardhshëm.

Para disa ditësh kreu i LDK, Lumir Abdixhiku njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Vjosa Osmanin që ajo të bëhej pjesë e listës së partisë që ai drejton. I pyetur nëse Osmani mund të udhëhiqte listën e kësaj force politike, Abdixhiku u shpreh se për të nuk ka asnjë problem. Gjithashtu emra të ndryshëm të listë Guxo, lëvizje politike e krijuar nga Vjosa Osmani pas largimit nga LDK, e cila aktualisht është në koalicion me VV kanë deklaruar se do të ndjekin ish presidenten në rrugëtimin e saj politik.

 

Vjosa Osmani kandidate për kryeministre? LDK mbledh Këshillin e

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme