Rajoni 25 April 2026, 10:36 Nga VNA

Vetëvendosje bën një hap pas pak ditë nga skadimi i afatit kushtetues, tërheqë emrat e Konjufcës dhe Kollçakut për President

Ndaje në Whatsapp

Vetëvendosje bën një hap pas pak ditë nga skadimi i afatit

Lëvizja Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që të bashkëpunojnë në propozimin e tre kandidatëve për President të Kosovës.

Në një njoftim zyrtar pas mbledhjes së Kryesisë, partia në pushtet thotë se ky propozim vjen me qëllim shmangien e një procesi të përsëritur zgjedhor dhe garantimin e stabilitetit institucional në vend.

Sipas Vetëvendosjes, nga kjo marrëveshje e mundshme do të tërhiqeshin kandidaturat aktuale të Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakut, ndërsa do të siguroheshin të paktën 90 nënshkrime nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për tre kandidatët e përbashkët.

Partia në pushtet kërkon që opozita të propozojë tre emra konsensualë për postin e presidentit, duke theksuar se figurat duhet të jenë unifikuese, me integritet të lartë dhe jashtë skenës aktuale politike.

“Ftojmë PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri”, thuhet në njoftim.

Vetëvendosje thekson gjithashtu se pret përgjigje nga partitë opozitare deri të dielën në mbrëmje, për shkak të afateve kushtetuese dhe nevojës për të shmangur bllokimin institucional.

Në deklaratë, partia në pushtet e cilëson situatën aktuale si të ndjeshme politikisht dhe apelon për bashkëpunim mes forcave politike për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme