Rajoni 28 December 2025, 21:53 Nga VNA

Vetëvendosja kryeson me më shumë se 50% të votave në zgjedhjet e parakohshme

Ndaje në Whatsapp
Vetëvendosja kryeson me më shumë se 50% të votave në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar përditësimin e fundit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, teksa procesi i numërimit po shkon drejt përmbylljes. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 21:34 janë numëruar 2,369 nga 2,557 vendvotime, ose 92.65% e totalit.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson me 50.08% të votave, ose 408,542 vota, duke ruajtur shumicën relative në rang kombëtar.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.98% të votave, ose 171,111 vota, ndërsa pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.89%, që përkthehet në 113,270 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar deri tani 5.86% të votave, ose 47,837 vota. Srpska Lista rezulton me 3.58%, ose 29,207 vota, ndërsa Nisma Socialdemokrate mbyll listën e subjekteve kryesore me 1.65% të votave, ose 13,478 vota.

KQZ thekson se rezultatet mbeten paraprake dhe mund të pësojnë ndryshime të lehta deri në përfundimin e plotë të numërimit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme