Rajoni 24 February 2026, 15:41 Nga VNA

Tentoi të përdhunonte 24-vjeçaren në Athinë, dorëzohet 64-vjeçari shqiptar: “Ishte keqkuptim”

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të përdhunonte 24-vjeçaren në Athinë,

Është dorëzuar në polici autori i dyshuar për tentativën e përdhunimit të një 24-vjeçareje me nevoja të veçanta në zonën e Kipseli, në Athinë. Sipas burimeve policore, shtetasi shqiptar Mark Preçi, 64 vjeç, u paraqit vetë në polici duke mohuar akuzat ndaj tij. Mediat greke raportojnë se i dyshuari deklaroi fillimisht se e gjithë ngjarja ishte një keqkuptim dhe se nuk kishte qëllim t’i bënte dëm 24-vjeçares.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme