Rajoni 25 September 2025, 10:31 Nga VNA

Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës, po hetojmë me KFOR-in

Ndaje në Whatsapp
Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kohët e fundit Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve.

Sipas tij, këto veprime përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare dhe janë pjesë e një strategjie më të gjerë të politikës agresive serbe ndaj Kosovës.

“Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Kohët e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, tha ai në një intervistë për mediat në Kosovë.

“Ne jemi duke i hetuar në mënyrë profesionale, në koordinim me KFOR-in dhe shërbimet partnere. Në momentin që kemi më shumë informacione, patjetër që do t’i ndajmë me publikun. Për momentin nuk ka asgjë për të cilën qytetarët duhet të brengosen. Të gjitha institucionet janë në krye të detyrës,” shtoi ministri.

Ministri theksoi gjithashtu se politika e jashtme e Serbisë vazhdon të mbajë të njëjtin kurs hegjemonik, duke synuar përfitime nga ndryshimet e rrethanave globale për të sfiduar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme