Rajoni 6 April 2026, 13:13 Nga VNA

Studentët shqiptarë protestojnë për gjuhën shqipe, marshojnë në rrugët e Shkupit

Ndaje në Whatsapp

Studentët shqiptarë protestojnë për gjuhën shqipe,

Studentët e Universitetit të Tetovës, Universitetit “Nënë Tereza” dhe Universitetit të Evropës Juglindore kanë nisur një protestë në Shkup, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre gjuhësore.

Protesta filloi në hyrje të Ura e Gurit dhe pritet të vazhdojë deri para Ministrisë së Drejtësisë. Studentët kanë deklaruar se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar si nga Kushtetuta, ashtu edhe nga ligji në fuqi.

Gjatë protestës, studentët mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme, përfshirë: “Ligji për gjuhët është i qartë”, “Stop diskriminimit institucional”, “Respekto ligjin për gjuhën, respekto Kushtetutën” dhe “Mos mohoni një të drejtë të fituar”. Ata kanë bërë thirrje për mbështetje nga të gjithë qytetarët, institucionet dhe aktorët shoqërorë për protestën e tyre paqësore.

Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar në javët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet përkatëse kanë firmosur një peticion, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme