Rajoni 29 January 2026, 21:06 Nga VNA

Skandal politik në Malin e Zi pas publikimit të një videoje intime, dorëhiqen dy zyrtarë të lartë

Ndaje në Whatsapp
Skandal politik në Malin e Zi pas publikimit të një videoje

Një skandal i rëndë politik ka tronditur Malin e Zi pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje komprometuese që përfshin një zyrtare të lartë shtetërore dhe një ish-zyrtar të sigurisë, aktualisht këshilltar i Presidentit të vendit.

Mirjana Pajković, drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe këshilltar i Presidentit të Malit të Zi, i martuar, kanë dhënë dorëheqjen pas shpërndarjes së materialit, i cili ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në institucionet shtetërore.

Në një deklaratë publike, Pajković tha se është viktimë e shantazhit dhe kërcënimeve nga Vukšić, duke pretenduar se nuk kishte dijeni për ekzistencën e videos deri në momentin e publikimit të saj. Ajo deklaroi se ishte vënë nën presion të vazhdueshëm dhe se i ishte thënë se “nuk do të kishte asnjë vend ku të fshihej apo të jetonte në Malin e Zi”.

Pajković theksoi se vendimi i saj për dorëheqje ishte personal, por se heshtja e saj ishte imponuar përmes kërcënimeve dhe frikësimit. Ajo inkurajoi gratë të mos pranojnë të heshtin përballë situatave të tilla dhe të denoncojnë çdo formë presioni apo shantazhi nga persona me pushtet.

Nga ana tjetër, Dejan Vukšić ka mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se nuk ka asnjë përgjegjësi për publikimin e videos dhe se materialin e ka parë për herë të parë vetëm pasi ai nisi të qarkullonte në mënyrë të paligjshme në rrjetet sociale. Ai gjithashtu ka akuzuar Pajković për vjedhje të telefonit dhe për përpjekje shantazhi lidhur me kandidaturën e tij për postin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Të dyja palët kanë paraqitur kallëzime penale. Pajković ka denoncuar shpërndarjen e paautorizuar të materialeve private dhe ka pretenduar se ka marrë kërcënime nga një linjë fikse që lidhet me zyrën e Presidentit. Sipas saj, një mesazh i regjistruar paralajmëronte se “i gjithë Mali i Zi do ta shihte” materialin komprometues.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar se kush qëndron pas publikimit të videos. Ndërkohë, shpërndarja e materialeve intime pa pëlqim përbën vepër penale në Malin e Zi dhe dënohet me deri në pesë vite burg.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme