Rajoni 1 Nëntor 2025, 14:18 Nga VNA

Serbia e shënon njëvjetorin e incidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit

Ndaje në Whatsapp
Serbia e shënon njëvjetorin e incidentit vdekjeprurës në

Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad, për t’i përkujtuar viktimat e shembjes fatale të çatisë së stacionit hekurudhor, duke shënuar një vit nga tragjedia që ndezi protestat më të mëdha në dekada.

Njerëzit vendosën lule dhe qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit, ku 16 njerëz humbën jetën kur çatia u shemb më 1 nëntor 2024.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në përkujtimet që filluan në stacion në orën 11:52 paradite – në të njëjtën orë kur ndodhi tragjedia.

Ata gjithashtu mbajtën 16 minuta heshtje në nderim të 16 viktimave.

Që nga ajo ditë, Serbia është përballur me protesta të rregullta të udhëhequra nga studentët.

Fillimisht, protestuesit kërkuan hetim transparent, por më pas thirrjet e tyre u zgjeruan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

Studentë dhe qytetarë të tjerë kanë mbërritur në Novi Sad që nga e premtja, me makina, biçikleta apo në këmbë.

Mijëra njerëz të tjerë marshuan drejt Novi Sadit nga Beogradi – rreth 100 kilometra – dhe nga Novi Pazari, rreth 340 kilometra në jug të kryeqytetit. U deshën simbolikisht 16 ditë – në nderim të 16 viktimave – që ta përfundonin marshimin.

Të premten mbrëma, banorët e Novi Sad dolën në rrugë për t’i pritur marshuesit, duke fishkëllyer dhe valëvitur flamuj, shumë prej tyre të prekur emocionalisht.

“Erdha të përulem para forcës më të madhe në botë sot: studentëve tanë, rinisë sonë”, tha Ratko Popoviq nga rajoni i Novi Sadit

Protestat e vazhdueshëm bënë që kryeministri të jepte dorëheqje, rrëzimin e qeverisë dhe formimin e një të reje. Por, presidenti Aleksandar Vuçiq ka qëndruar në detyrë.

Vuçiq shpesh i ka quajtur demonstruesit “puçistë të financuar nga jashtë”, ndërsa anëtarë të partisë së tij SNS kanë përhapur teori konspirative, duke pretenduar se shembja e çatisë mund të ketë qenë sulm i orkestruar.

Por, në një fjalim televiziv të premten, Vuçiq bëri një gjest të rrallë dhe kërkoi falje për deklaratat, duke thënë se pendohet për disa nga to, pa treguar se për cilat.

“Kjo vlen si për studentët, ashtu edhe për protestuesit, si dhe për të tjerët me të cilët jam përplasur në qëndrime. Kërkoj falje për këtë”, tha Vuçiq, duke bërë thirrje për dialog.

Qeveria ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare, ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, mbajti meshë për viktimat në Kishën e Shën Savës në Beograd.

Në meshë mori pjesë edhe presidenti Vuçiq, i cili tha më vonë në Instagram se në këtë kohë të trishtueshme, "gjëja më e rëndësishme është që Serbia të jetë dinjitoze dhe e bashkuar".

“Sot është dita kur, pa fjalë të ashpra apo përçarje, duhet të lutemi në heshtje për viktimat”, shtoi ai.

Mbështetësit e Vuçiqit, që kanë ngritur kampe pranë ndërtesës së Kuvendit të Serbisë kundër bllokimit të universiteteve, thanë se do të mblidhen para kishës për të nderuar viktimat.

“Në këtë përvjetor të trishtuar, u bëjmë thirrje të gjithëve... të veprojnë me përmbajtje, të ulin tensionet dhe të shmangin dhunën”, thuhet në një deklaratë të delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Protestat kanë qenë kryesisht paqësore, por në mes të gushtit ato u përshkallëzuan në dhunë, për çka protestuesit fajësuan taktikat e ashpra të besnikëve të qeverisë dhe policisë.

Në shtator, 13 njerëz, përfshirë ish-ministrin e Ndërtimit, Goran Vesiq, u akuzuan penalisht në lidhje me incidentin në Novi Sad.

Ndërkohë, një hetim i veçantë kundër korrupsionit po vazhdon paralelisht me një hetim të mbështetur nga BE-ja mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të BE-së në projekt./REL

Video

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Lëre oqeanin Evis. Rregullo dritat në QSUT.

Ish kreu Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar nga avokati. Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës. https://www.vna.al/kronika/ish-kryebashkiaku-i-kavajes-elvis-roshi-paraqitet-ne-prokurorine-e-posac-i19092

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në festimet për Ditën e Epifanisë Ortodokse më 19 janar, një ditë që përkujton pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan. Sipas traditës ortodokse ruse, besimtarët duhet të zhytën tre herë nën ujë, duke simbolizuar Trinisë së Shenjtë. Festimet u zhvilluan në ambiente të hapura me temperatura të ulëta, ku presidenti mori pjesë në ceremoninë fetare si pjesë e përkujtimit të kësaj dite të shenjtë. Dita e Epifanisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, duke pasqyruar traditat dhe ritualet që praktikohen gjerësisht nga besimtarët rusë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme