Rajoni 9 Shkurt 2026, 09:29 Nga VNA

Serbia dhe M. Veriut hyjnë në rrjetin e fabrikave AI të Europës, Shqipëria, me Diellën mbetet jashtë

Ndaje në Whatsapp
Serbia dhe M. Veriut hyjnë në rrjetin e fabrikave AI të

Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë me financime konkrete në rrjetin europian të infrastrukturës së inteligjencës artificiale dhe do të përfitojnë financime direkte nga Bashkimi Europian për ndërtimin e qendrave kombëtare të IA dhe integrimin në ekosistemin europian të superkompjuterave.

Shqipëria, e cila ka promovuar së fundmi veten si një nga vendet e pakta në botë që ka një ministre të inteligjencës artificiale, të pagëzuar me emrin Diella nuk ka marrë financime në këtë fazë të programeve, sipas hartës dhe listës së publikuar nga Komisoni Europian, ndonëse është pjesë e rrjetit të superkompjuterave të Europës nga qershori i vitit të kaluar.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut përfshihen në dy projektet e “Ai Factory Antennas” (porta rajonale drejt infrastrukturës europiane të inteligjencës artificiale).

Serbia do të përfitojë rreth 3.8 milionë euro financim nga Bashkimi Europian për projektin SAIFA (Serbian Artificial Intelligence Factory Antenna), një platformë kombëtare për zhvillimin dhe testimin e inteligjencës artificiale.

Projekti synon të krijojë një hub kombëtar që do t’u japë akses institucioneve publike, universiteteve, start-up-eve dhe industrisë në burime kompjuterike, mjete IA, databaza dhe ekspertizë teknike.

SAIFA do të funksionojë si pjesë e rrjetit europian të AI Factories dhe do të lidhet me qendrat PHAROS në Greqi dhe IT4LIA në Itali, duke mundësuar testimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve IA në shkallë europiane. Projekti synon të mbështesë zhvillimin e inteligjencës artificiale në sektorë si shëndetësia, energjia, mjedisi dhe gjuha.

Maqedonia e Veriut ka nisur projektin “Vezilka”, qendra kombëtare e inteligjencës artificiale, me një vlerë totale rreth 6 milionë euro, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian përmes Horizon Europe dhe iniciativës EuroHPC, së bashku me qeverinë dhe partnerë vendorë.

Qendra synon të lidhë universitetet, shtetin dhe industrinë me rrjetin europian të inteligjencës artificiale dhe do të funksionojë si nyje e lidhur me Pharos AI Factory në Greqi, duke u dhënë institucioneve publike, kompanive dhe start-up-eve akses në superkompjuterë dhe databaza europiane.

Sipas autoriteteve të vendit, projekti synon të integrojë Maqedoninë e Veriut në rrjetin europian të qendrave të IA dhe të krijojë mundësi të reja për kërkim shkencor, inovacion dhe zhvillim të industrisë teknologjike.

Në të dy rastet, projektet synojnë të krijojnë akses për start-up-et, SME-të dhe kërkimin shkencor në burime që zakonisht janë të disponueshme vetëm për kompanitë e mëdha teknologjike.

Në nivel europian, këto projekte janë pjesë e iniciativës më të gjerë të AI Factories, një program i Bashkimit Europian për të ndërtuar infrastrukturë industriale të inteligjencës artificiale. Qëllimi i tyre është të bashkojnë superkompjuterë, qendra të të dhënave, universitete dhe industri për të krijuar ekosisteme të plota zhvillimi të IA dhe për të rritur konkurrueshmërinë globale të ekonomisë europiane.

Paralelisht, Bashkimi Europian ka krijuar edhe konceptin e AI Factory Antennas, që janë qendra kombëtare ose rajonale që shërbejnë si pika lidhëse me AI Factories. Këto struktura u japin vendeve që nuk kanë vetë superkompjuterë akses në kapacitetet europiane të IA, në databaza dhe në ekspertizë teknike, duke mundësuar zhvillimin e inovacionit dhe aplikimeve industriale. Në nivel europian, antenat e AI Factory financohen në kuadër të programit Horizon Europe dhe EuroHPC, ku kontributi i BE për një antenë mund të arrijë deri në rreth 5 milionë euro, në varësi të projektit dhe bashkëfinancimit kombëtar.

Projekti europian i AI Factories

Programi i BE për AI Factories është pjesë e strategjisë më të gjerë për të krijuar një ekosistem europian të inteligjencës artificiale, duke u fokusuar te infrastruktura: superkompjuterë, qendra të të dhënave, fuqi llogaritëse dhe akses për startup-et dhe SME-të.

Në periudhën 2021-2027, investimet totale në superkompjuterë dhe AI Factories pritet të arrijnë rreth 10 miliardë euro vetëm përmes EuroHPC dhe programeve të lidhura.

Në të njëjtën kohë, BE ka paralajmëruar edhe plane shumë më të mëdha për AI në përgjithësi. Iniciativa InvestAI synon të mobilizojë deri në 200 miliardë euro investime në AI në nivel publik dhe privat, ku përfshihet edhe fondi rreth 20 miliardë euro për AI “gigafactories” – qendra shumë të mëdha trajnimi modelesh me qindra mijëra GPU secila. Këto qendra janë projektuar si infrastruktura strategjike — një lloj “energjetike e re” për ekonominë dixhitale, që i jep Europës mundësi të konkurrojë me SHBA dhe Kinën në zhvillimin e modeleve të mëdha IA.

Në nivel më specifik, rrjeti i AI Factories dhe Antennas në Europë ka angazhuar mbi 2.6 miliardë euro vetëm për këtë rrjet të parë të fabrikave dhe antenave IA, rreth €55 milionë investim direkt të BE për Antennas, plus bashkëfinancim nga shtetet pjesëmarrëse. Qëllimi është që çdo vend të ketë akses në fuqi superkompjuterike edhe nëse nuk ka fizikisht një AI Factory.

Në qershor 2025, Shqipëria u bë zyrtarisht vendi i 36-të që i bashkohet Nismës së Përbashkët për Kompjuterikë me Performancë të Lartë (EuroHPC Joint Undertaking), rrjetit më të fuqishëm të superkompjuterëve në Europë./Monitor

Video

Një bandë e armatosur rëndë hodhi në erë një furgon të blinduar për transportin e parave gjatë një tentative grabitjeje në mes të ditës, e cila u pengua nga policia në Italinë jugore. Të paktën tetë grabitës të armatosur rëndë, disa prej tyre të maskuar si policë dhe duke përdorur drita sinjalizuese, bllokuan rrugën duke i vënë flakën automjeteve. Ata përdorën eksploziv për të çarë furgonin e blinduar dhe shkëmbyen zjarr me patrullat e Karabinierëve që mbërritën në vendngjarje. Nuk raportohet për të lënduar apo viktima. Dy të dyshuar u ndaluan gjatë arratisjes.

Një incident i tensionuar është regjistruar paraditen e sotme pranë zonës së njohur me emrin “Malajziani”, ku një oficer policie dyshohet se ka nxjerrë armën e shërbimit pas një konflikti për parkimin e automjetit. Sipas burimeve të VNA nga vendngjarja, polici kishte parkuar makinën pranë lokalit, kur një prej punonjësve të biznesit i ka kërkuar ta largojë mjetin, pasi bllokonte hapësirën e shërbimit. Debati verbal mes palëve është përshkallëzuar shpejt. Në videon e siguruar nga VNA, shihet momenti kur efektivi nxjerr pistoletën e shërbimit, duke krijuar panik mes personave të pranishëm.

Biznesmeni Ram Geci u paraqit sot në SPAK dhe qëndroi rreth 20 minuta, por nuk dihet për cilën çështje u thirr. Emri i tij shfaqet në dosjen hetimore ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Në komunikimet e zbardhura nga SPAK, Balluku i shkruan ish-kreut të ARSH-së Evis Berberi: “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”. Bisedat lidhen me tenderin për rrugën Porto Romano – Durrës, Loti 3, me një vlerë rreth 15 miliardë lekë, ku u kualifikua oferta e kompanisë “Geci” sh.p.k.

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Tri Ura” në Lushnje, pasi një kalë i ka dalë m përpara një automjeti tip BMW. Përplasja ishte e pashmangshme, dhe si pasojë kali ka ngordhur, nfërsa pasagjerja është plagosur dhe transportuar në spital për trajtim mjekësor. Policia po heton shkaqet e aksidentit në këtë rrugë të rrezikshme, sidomos në kushtet e errësirës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme