Rajoni 20 Gusht 2025, 08:21 Nga VNA

Serbi: Dhunë, kaos dhe kërcënime

Ndaje në Whatsapp

Serbi: Dhunë, kaos dhe kërcënime

Pas nëntë muaj protestash relativisht paqësore, rrugët e Serbisënuk janë më të mbushura me marshime paqësore, por me skena që i ngjajnë një gjendjeje lufte. Përleshjet midis demonstruesve dhe policisë, shkopinj, gaz lotsjellës, bomba tymi, fishekzjarrë dhe zyra të shkatërruara të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet përsëriten natë për natë në të gjithë vendin.

Neda Vrebac nga Asambleja Qytetare e Novi Sadit ka qenë në rrugë për muaj të tërë. Ajo thotë se njerëzit janë të zemëruar dhe se dhuna në rrugë është vetëm një reagim ndaj dhunës së regjimit.

"Ne u gjetëm para bajonetave, pa e kuptuar fare", thotë Vrebac për DW. "Unë personalisht, por edhe qytetarë të tjerë që marrin pjesë rregullisht në protesta, ndihemi shumë të shqetësuar, të pasigurt dhe kjo është pasojë e faktit se jetojmë në fashizëm, me të gjitha manifestimet e tij", shton Vrebac.

Protestuesit në rrugë shpesh nuk e dinë nëse po përplasen me policinë apo me parapolicët e partisë SNS të Aleksandar Vuçiqit. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video që tregojnë grupe të rinjsh me shkopinj dhe gjëra të tjera që sulmojnë protestuesit, Në media thuhet se midis mbështetësve të SNS-së dhe Vuçiqit ka dhe njerëz që më parë janë dënuar për tentativë vrasjeje, sjellje të dhunshme, madje edhe një ish-udhëheqës tifozësh, i cili u dënua për vrasjen e tifozit francez Brice Taton në vitin 2009.

"Qeveria, me ndihmën e kriminelëve të partisë, shpalli luftë në rrugë kundër qytetarëve. Por nuk ka më tërheqje, jemi djegur deri në palcë, thonë qytetarët. Ata e kanë kuptuar se me mafian dhe paramilitarët nuk ka demokraci, se nuk ka më biseda me mafian përveçse për dorëzimin e pushtetit", tha për DW Radivoje Jovoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

Ai beson se dhuna në rrugë është rezultat i nervozizmit të qeverisë, e cila nuk është në gjendje të zgjidhë krizën.

"Është qeveria që refuzoi të pranonte kërkesat e drejta të protestës, ajo që filloi të shkelte mbi trëndafila. Por këta trëndafila i dolën me gjemba. SNS nuk na besoi kur thamë 'kini kujdes nga zemërimi i një njeriu të duruar' dhe tani ata kanë kryer krime që kanë përshpejtuar fundin e tyre", shton Jovoviq.

Serbi: Dhunë, kaos dhe kërcënime

Përgjigja e shtetit
Ndërkohë edhe policia ka filluar të përdorë dhunë. Qytetarët dhe media kanë regjistruar një sërë shembujsh të brutalitetit policor në kamera. Një studente nga Beogradi, Nikolina Singjeliq, dëshmoi se komandanti i një njësie për sigurimin e objekteve, Marko Kriçak, "e qëlloi me shuplakë dhe ia përplasi kokën në mur", duke e quajtur "kurvë".

"Ai kërcënoi se do të më zhvishte dhe do të më përdhunonte para të gjithëve, që të gjithë ta shikonin. Isha tepër e frikësuar", tha ajo për televizionin N1.

Së shpejti pasuan edhe arrestimet masive. Disa media të regjimit publikuan pamje që tregonin të rinj të gjunjëzuar pas një muri me duart pas shpine, me nga një oficer policie që qëndronte pas secilit prej tyre.

Pamjet të kujtojnë imazhe nga kampet e luftës, dhe Neda Vrebac. Të patkën tre prej personave të arrestuar dhe gjunjëzuar me kokë drejt murit nuk kanë qenë fare në protesta. Njëri prej tyre është Vukashin Kuriliq, familjen e të cilit ajo e njeh personalisht.

"E arrestuan ndërsa po kthehej nga dyqani për në shtëpi. Ai mbante disa çanta në dorë. Si një fëmijë i vogël, ai tha se nuk ka bërë asgjë. E kontrolluan, gjetën një inhalator astme me vete dhe menduan se ishte sprej me piper dhe e futën në një furgon policie. Ai nuk ka pasur shkelje ligjroe kurrë", thotë Neda Vrebac për DW.

Vuçiq kërcënon me "përgjigje të ashpër"
Presidenti serb Aleksandar Vuçiqpremton një përgjigje të ashpër nga shteti brenda pak ditësh, por mohoi se do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme. "Në një moment të caktuar, do të shihni vendosmërinë e plotë të shtetit të Serbisë. Ne do të përdorim gjithçka që kemi në dispozicion për të rivendosur rendin dhe paqen në vendin tonë. Ne do ta bëjmë këtë. Ne do t'i kundërvihemi të gjitha presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë, që na paralajmërojnë dhe thonë se çfarë duhet të bëjmë në vendin tonë. Ata kanë arritur të sjellin kaos në vendin tonë por ne do të fitojmë”, tha Vuçiq.

Në një konferencë për shtyp, ai akuzoi studentët dhe qytetarët që po protestojnë për përmbysjen e shtetit, duke i krahasuar ata me fashistët dhe nazistët. Është vetëm çështje ditësh para se të vrasin dikë, tha ai.


Shumë njerëz i frikësohen skenarit të dhunshëm
"Kam frikë për jetët njerëzore. Jetën tonë, jetën e qytetarëve të pafajshëm, fëmijëve, aktivistëve”, thotë Neda Vrebac. Por ajo ka frikë se regjimimund edhe të vrasë dikë nga radhët e tij në mënyrë që të përshkallëzojë edhe më tej dhunën.

"Mendoj se ai është i gatshëm për çdo gjë, sepse ka sasi të mëdha parash dhe mafie përreth tij. E ju e dini se si funksionon mafia", thotë Neda Vrebac.

Gjendja e pafuqisë mbetet
Profesori në pension i Fakultetit të Shkencave Politike, Zoran Stojilkoviq, e quan këtë gjendje një ekuilibër të pafuqisë në të cilën asnjëra palë nuk ka epërsinë vendimtare dhe nuk ka ndonjë strategji të qartë.

"Mendoj se vetë Vuçiq nuk dëshiron një gjendje të jashtëzakonshme, sepse ai nuk ka kapacitet ta mbajë atë kur njerëzit nuk janë të gatshëm ta respektojnë. Është e qartë që qytetarët nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë. Ajo që është e dëshirueshme është sigurisht që të ndodhë një lloj dialogu, të ketë kushte relativisht të drejta zgjedhore dhe zgjedhje brenda pak muajsh deri në fund të këtij ose fillim të vitit të ardhshëm", vlerëson Stojilkoviq.

Kjo është arsyeja pse është me rëndësi thelbësore, që studentët që ende besojnë të mobilizojnë qytetarët për një arritje politike. "Duhet t'u tregosh qartë njerëzve se çfarë do të marrin kur të fitojnë dhe çfarë duhet bërë që gjërat e këtilla të mos përsëriten kurrë", shton Stojilkoviq.

Ndryshe, në Serbi mund të ketë skenarë të tjerë që mund të çojnë në protesta dhe greva masive, me dhunë dhe pasiguri konstante./DW

Video

Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në fshatin kodrinor Adamuz ka arritur në të paktën 41. Një trup i tjetër u gjet brenda rrënojave të trenit të parë, ndërsa disa trupa të tjerë mbeten të bllokuar. Autoritetet paralajmërojnë se numri përfundimtar i viktimave do të konfirmohet vetëm pas largimit të vagonëve nga shinat. Përplasja ndodhi pranë një vargmali në zonën e ullinjve, ku qasja është e vështirë për ekipet e shpëtimit për shkak të rrugës me një korsi. Sipas ekspertëve, një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë shkaku i daljes nga shinat të trenit që shkonte për në Madrid, duke u përplasur me trenin tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.

Pak ditë përpara aksidentit tragjik me 41 viktima në Spanjë, në rrjetet sociale u publikua një video nga një pasagjere, në të cilën evidentoheshin dridhje të pazakonta gjatë udhëtimit me tren, çka tregonte për probleme në infrastrukturën hekurudhore.

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Lëre oqeanin Evis. Rregullo dritat në QSUT.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme