Rajoni 28 January 2026, 21:40 Nga VNA

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara për automjetet e rënda, vijojnë protestat e shoferëve

Ndaje në Whatsapp
Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara për automjetet e rënda,

Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë ka njoftuar se hyrjet dhe daljet për automjetet e rënda janë aktualisht të bllokuara në 20 pika kufitare me vendet e Bashkimit Evropian dhe rajonit.
Sipas njoftimit zyrtar, janë të bllokuara pikat kufitare me Kroacinë: Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan dhe Neshtin; me Hungarinë: Horgosh, Kelebia dhe Baçki Breg; me Rumaninë: Gjerdap, Sërpska Cërnja, Vatin dhe Kalugjerovo; me Bullgarinë: Vërshka Quka, Gradina, Strezimirovci, Ribarci dhe Mokranje; si dhe me Maqedoninë e Veriut: Preshevë dhe Prohor Pçinski.

Bllokimi i pikave kufitare me vendet e Bashkimit Evropian ka nisur më 26 janar, si pasojë e protestave të shoferëve të kamionëve nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Shoferët kundërshtojnë procedurat e ashpërsuara për hyrje në Zonën Schengen, të cilat, sipas tyre, kanë shkurtuar ndjeshëm kohën e lejuar të qëndrimit në vendet e BE-së.

Ndërkohë, Forumi i Investimeve i Dhomave të Tregtisë së Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, që përfshin dhomat ekonomike të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, i ka dërguar më 26 janar një thirrje të përbashkët Komisionit Evropian, duke kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje urgjente për problemet me të cilat po përballen shoferët e transportit ndërkombëtar.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme