Rajoni 19 October 2025, 22:50 Nga VNA

Rezultatet e para të zgjedhjeve në RMV: VLEN në avantazh në Çair dhe Tetovë, nis festa e koalicionit shqiptar në qeveri

Ndaje në Whatsapp
Rezultatet e para të zgjedhjeve në RMV: VLEN në avantazh në

Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe mbylljes së qendrave të votimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, koalicioni shqiptar VLEN ka dalë me një konferencë për media, ku ka deklaruar se pret fitore të thellë në shumicën e komunave me shumicë shqiptare, madje që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Përfaqësuesit e VLEN theksuan se bazuar në rezultatet e para nga terreni dhe raportimet e komisioneve zgjedhore, ata janë në avantazh të dukshëm në disa prej komunave kryesore të vendit.

“Presim fitore pothuajse në secilën komunë. Jemi optimistë se në disa prej komunave gara do të mbyllet që në rrethin e parë. Kjo mendon se vlen për komunën e Çairit, jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në raundin e parë, gjithashtu të njëjtën e presim në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës. Jemi në proces të grumbullimit të informatave,” deklaroi zëdhënësi i koalicionit VLEN gjatë konferencës.

Sipas burimeve nga shtabet zgjedhore, rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të konsiderueshme të kandidatëve të VLEN në komunat e përmendura, duke sinjalizuar një konsolidim të mbështetjes për koalicionin shqiptar që është pjesë e Qeverisë aktuale në Shkup. Në disa qytete, veçanërisht në Çair dhe Tetovë, simpatizantët e VLEN kanë nisur tashmë festimet, me fishekzjarrë dhe brohoritje në rrugë pas publikimit të rezultateve të para jozyrtare. Atmosfera festive është vërejtur pranë selive lokale të partive përbërëse të koalicionit, ndërsa pritet që gjatë natës të publikohen edhe të dhënat e tjera zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Koalicioni VLEN, i cili përfaqëson një bashkim të partive shqiptare që marrin pjesë në Qeveri, e ka cilësuar këtë rezultat si “një fitore të vullnetit qytetar” dhe “një dëshmi të mbështetjes së shqiptarëve për ndryshim, reformë dhe përfaqësim të dinjitetshëm në institucionet e vendit”.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme