Rajoni 28 January 2026, 21:32 Nga VNA

Qyteti i Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano për rastin e “turistëve snajperistë”

Ndaje në Whatsapp
Qyteti i Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano

Këshilli i Qytetit të Sarajevës ka miratuar më 28 janar vendimin që Qyteti i Sarajevës t’i bashkohet zyrtarisht procedurës penale që po zhvillohet para organeve gjyqësore në Milano të Italisë, lidhur me rastin e të ashtuquajturve “turistë snajperistë”, të dyshuar për vrasjen e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës në luftën e viteve 1992–1995.

Hetimet në Itali nisën pas kallëzimit penal të bërë nga shkrimtari dhe gazetari italian Ezio Gavazzeni, i cili pretendon se shtetas të huaj kanë paguar shuma të mëdha parash për të shkuar në pozicionet e Ushtrisë së Republikës Sërpska rreth Sarajevës dhe, kryesisht “për argëtim”, kanë qëlluar me snajper ndaj civilëve në qytetin e rrethuar.

Mediat italiane raportuan për herë të parë në fillim të nëntorit të vitit të kaluar se Prokuroria e Milanos kishte hapur hetime për këtë rast. Gavazzeni, i cili ka refuzuar intervistat për mediat, ka deklaruar në një konferencë për shtyp në Milano se në muajin shkurt pritet të publikojë një libër mbi këtë temë.

Sipas tij, pretendimet e para për praninë e të huajve në vijën e frontit i kishte hasur që në vitin 1995 në një shkrim të gazetës Corriere della Sera, ndërsa interesimi i tij u ringjall në vitin 2022 pas shikimit të dokumentarit “Sarajevo Safari” të regjisorit slloven Miran Zhupaniq.

Prokuroria në Milano pritet të informojë publikun për rezultatet e hetimeve në mars të vitit 2026. Nëse ngrihet aktakuzë dhe vërtetohet fajësia, ky do të ishte rasti i parë në Evropë ku individë do të përgjigjeshin penalisht për vrasjen e civilëve në Sarajevë nga snajperë.

Ndërkohë, autoritetet gjyqësore të Bosnjë e Hercegovinës kanë bërë të ditur se po verifikojnë pretendimet, por deri më tani asnjë snajperist nuk është ndjekur penalisht mbi bazën e përgjegjësisë individuale për vrasjen e civilëve, përfshirë edhe fëmijët.

Sipas të dhënave të shoqatave të viktimave dhe aktgjykimeve të gjykatave ndërkombëtare, gjatë rrethimit gati katërvjeçar të Sarajevës, çdo i dhjeti fëmijë i vrarë në qytet u qëllua nga snajperë, ndërsa mbi 14 mijë fëmijë u plagosën. Tribunali i Hagës ka konstatuar në vendimet e tij se fushata e snajperistëve kishte për qëllim terrorizimin e civilëve të Sarajevës.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme