Rajoni 31 Tetor 2025, 18:06 Nga VNA

Qeveria e Kosovës miraton buxhetin 4 mld euro; paga minimale 425 euro nga janari, 500 nga korriku

Ndaje në Whatsapp
Qeveria e Kosovës miraton buxhetin 4 mld euro; paga minimale 425 euro nga

Qeveria në detyrë ka miratuar Projektbuxhetin prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026, i cili parashikon paga të 13-ta, rritje të shtesave e të pensioneve, si edhe rritje të pagës minimale.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka vlerësuar “me shumë risi” buxhetin për vitin 2026. Ai ka paraqitur para kabinetit planet për ndarjet buxhetore.

Ai ka thënë se buxheti do të jetë në vlerë 4 miliardë euro.

“Edhe ky buxhet do të ketë shumë risi. Së pari, është buxhet në vlerë 4 miliardë euro ku ¼ apo rreth 1 miliard janë buxhetuar për investime kapitale. Një risi do jetë dhënia e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik. Është i përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë më 0.5% për çdo vit përvojë pune për dallim nga ajo që kemi pasur më herët ku zbatohej rritja vetëm 0.25% për 15 vjetët e para”.

Kurti ka shtuar se buxheti 2026 përfshin edhe rritjen e pensioneve, shtesat për fëmijë, lehona, pagesa për të rritur dhe gra që angazhohen me Superpunë, si dhe kompletim i reformës së asistencës sociale e mbështetje të tjera.

“Me këtë buxhet rritet mbështetja për barna esenciale por edhe mbështetjka për kulturën dhe sportin”.

Kurti ka thënë se do të ketë ndryshime edhe për sektorin privat e pensionistët.

“Kemi lajm të mirë edhe për sektorin privat. Kemi propozim për rritje të pagës minimale që do ndikoj te 150 mijë të punësuar. Ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse nga 120 pensioni do bëhet 150. Kam premtuar që do të ketë lajm të mirë edhe për nëna. Nga muaji nëntor shtesat për të gjithë fëmijët do të rriten për 50 për qind. Meqë kemi Kuvend të konstituuar sot do ta dërgojmë në Kuvend edhe buxhetin për komunat Prishtinë, Gjilan, Zubin-Potok”.

Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, i pyetur se pse i mori katër vendime sot, të cilat i kishte prezantuar në ekspozenë e javën e së kaluar në Kuvend për qeverinë e re, tha se “fëmijët nuk presin”.

“Pse s’kemi pritur ta bëjmë më vonë? Nëse 200 mijë pensionistë, nëse 150 mijë punëtorë që preken dhe pritet të ndikohen nga rritja e pagës minimale, nëse 400 mijë fëmijë do të ishin dakord që ne këtë ta shtyjmë për më vonë, edhe unë do ta shtyja. Por jam i bindur që ata presin që prej momentin kur ka folur kryeministri, është e rëndësishme që një ditë e më parë të kalohet në realizimin e atyre. E kemi lexuar dhe rilexuar ligjin dhe kemi ardhur në përfundim se mund ta bëjmë”, u shpreh Kurti.

Duke folur për konsensusin partiak në kuvend për kalimin e Buxhetit, ai tha: “i thërras logjikës dhe racionalitetit”.

“Koncensusi nënkupton logjikë ku vlejnë aspektet universale të të menduarit, dhe në anën tjetër racionalitetit, ku unë shpresoj që bashkërisht në kuvend, ky buxhet i rritur dhe i mirë do të kalojë në legjislaturën e nëntë. Prandaj, nuk kam armë tjetër për të arritur koncensus përveç logjikës dhe racionalitetit”.

Qeveria në detyrë e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve për rritjen e pagës minimale në 500 euro, duke filluar nga janari i vitit 2026.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, sqaroi se rritja është paraparë të bëhet në dy shkallë, ashtu sikurse ishin rritur pagat vjet.

425 euro do të jetë nga 1 janari, teksa 500 do të bëhet nga 1 korriku.

“Pas diskutimeve dhe propozimeve që kemi marrë edhe nga sindikatat, propozimi është që paga minimale për vitin e ardhshëm të bëhet 500 euro, apo 3 euro për orë punë. Rritjen e kemi paraparë të bëhet në dy faza”, deklaroi Murati.

Ai shtoi se ky vendim prek rreth 150 mijë të punësuar në sektorin privat. Vendimi tha se është marrë pas diskutimeve edhe propozimeve të sindikatave dhe përfaqësuesve të bizneseve.

“Duke filluar nga 1 janari, propozimi i Ministrisë është që paga minimale për orë punë të jetë 2.50 centë apo 425 euro në muaj për orar të plotë ndërkaq duke filluar nga 1 korriku është faza e dytë, në nivelin 3 euro për orë punë apo nëse përkthehet në 500 euro për orar të rregullt pune”.

Video

Pak ditë përpara aksidentit tragjik me 41 viktima në Spanjë, në rrjetet sociale u publikua një video nga një pasagjere, në të cilën evidentoheshin dridhje të pazakonta gjatë udhëtimit me tren, çka tregonte për probleme në infrastrukturën hekurudhore.

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Lëre oqeanin Evis. Rregullo dritat në QSUT.

Ish kreu Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar nga avokati. Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës. https://www.vna.al/kronika/ish-kryebashkiaku-i-kavajes-elvis-roshi-paraqitet-ne-prokurorine-e-posac-i19092

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme