Rajoni 7 August 2025, 18:02 Nga VNA

Protestë masive në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale / Veteranët e UÇK: Po rishkruhet historia

Ndaje në Whatsapp
Protestë masive në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale /

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshet kryesore të Prishtinës për të protestuar kundër Gjykatës Speciale. Tubimi është thirrur nga Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët pretendojnë se kjo gjykatë po tenton të deformojë dhe rishkruajë historinë e luftës së UÇK-së.

Protestës i janë bashkuar edhe figura publike që dikur patën rol në themelimin e kësaj gjykate, duke shtuar peshën simbolike të këtij mobilizimi qytetar.

Nënkryetari i organizatës, Gazmend Syla, deklaroi se janë marrë të gjitha masat që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, por me pjesëmarrje të gjerë.

Kujtojmë se në gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese që çuan në krijimin e Dhomave të Specializuara, në kohën kur vendi qeverisej nga koalicioni PDK-LDK.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme