Rajoni 7 September 2025, 09:46 Nga VNA

Protestat në Novi Sad/ Vuçiç: Fundërrinat europiane kanë ardhur për të rrënuar Serbinë

Ndaje në Whatsapp
Protestat në Novi Sad/ Vuçiç: Fundërrinat europiane

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se protestuesit në Novi Sad po ndihmoheshin nga “llumrat europianë që erdhën për të shkatërruar vendin tonë” dhe se ata do të ndiqeshin penalisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë.

“Shkoni dhe shkatërroni vendet tuaja. Mos e shkatërroni Serbinë. Ju plehra. Dhe ju nuk jeni as plehra, jeni më keq se kaq. Kaq kam për t'ju thënë. A kemi frikë? Aspak. Unë e respektoj Ursula von der Leyen.

Unë e respektoj Antoni Kostën. Dhe këta plehra nga Partia e Gjelbër Europiane, plehra më e keqe në Europë që erdhi në Novi Sad, sonte për të mbështetur këtë dhunë, duhet t'u them vetëm se do të ndiqen penalisht në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë. Dhe asgjë më shumë se kaq. Asgjë më pak, por asgjë më shumë”, tha Vuçiç.

Duke komentuar mbi tubimet e qytetarëve, ai tha se më pak se 10,000 persona morën pjesë në protesta kundër qeverisë në të gjithë Serbinë dhe se në Novi Sad kishte më shumë se 7,000, shkruan N1.

Ai shtoi se policia serbe po bënte punën e saj dhe se e bëri atë në mënyrë strikte profesionale, dhe se 11 oficerë policie u plagosën.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme