Rajoni 19 April 2026, 15:53 Nga VNA

Presidenti i ri, ja kur do të takohen sërish Kurti dhe Abdixhiku

Ndaje në Whatsapp
Presidenti i ri, ja kur do të takohen sërish Kurti dhe Abdixhiku

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike rreth çështjes së presidentit, nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimi pritet të mbahet në orën 11:00 dhe në qendër të diskutimeve do të jetë arritja e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Takimi vjen në një periudhë kur janë intensifikuar thirrjet për konsensus politik dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për shkak të afateve kushtetuese dhe nevojës për funksionimin e institucioneve.

Çështja e presidentit është kthyer në temë qendrore të zhvillimeve politike ditëve të fundit, me përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje mes subjekteve parlamentare.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme