Rajoni 4 April 2026, 16:05 Nga VNA

Presidenti i ri, Albin Kurti takon Abdixhikun të hënën

Ndaje në Whatsapp
Presidenti i ri, Albin Kurti takon Abdixhikun të hënën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se nga e hëna do t’i nisë takimet me krerët opozitarë për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Mediat në Kosovës informojnë se takimi i pare i Albin Kurtit do të zhvillohet të hënën dhe do të jetë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Takimi midis kryeministrit dhe kreut të LDK-së pritet të fillojë në ora 11:00 dhe do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Ky takim vjen pasi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i mbaroi mandate ditën e sotme dhe detyrën e presidentes pritet t’a ushtrojë përkohësisht kryetarja e Kuvendit, Albuena Haxhiu. Ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës është shprehur se për të zhvilluar negociata me kryeministrin Kurti do të mbledhin strukturat e partisë për të marrë një vendim.

 

 

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme