Rajoni 11 May 2026, 18:46 Nga VNA

PDK refuzon rikthimin e Fatmir Limajt në parti

Ndaje në Whatsapp
PDK refuzon rikthimin e Fatmir Limajt në parti

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për deputetë.

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Hamza tha se PDK-ja ka pranuar një letër nga Limaj, përmes së cilës është ofruar mbështetja e Nismës për PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.

“E presim dhe e mirëpresim kontributin që do të japë Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate. Kësaj radhe nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, ka thënë Hamza. Sigurisht se z. Limaj në të ardhmen, në procese të rregullta të brendshme zgjedhore, është i mirëpritur të jetë pjesë e PDK-së. Sa i përket garimit në këtë listë, është qëndrim i përgjithshëm që fillimisht duhet të ndodhë një përkrahje për PDK-në, vullnet i mirë nga ana e Nismës Socialdemokrate, pastaj në zgjedhjet e ardhshme do t’i trajtojmë në mënyrë të duhur. Kësaj radhe Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, u shpreh Hamza.

Ai sqaroi se Limaj nuk ka kërkuar të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së.

‘Për korrektësi ndaj jush, Limaj nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për deputetë. Ky ka qenë edhe vullneti i tij, pasi në letrën e dërguar ai nuk ka kërkuar të jetë pjesë e listës, por ka ofruar mbështetjen e subjektit të tij për rrugëtimin tonë të përbashkët’, u shpreh Hamza.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme