Rajoni 9 September 2025, 19:29 Nga VNA

Osmani: “Lista Serbe nuk mund të bllokojë Kuvendin” Presidentja i drejtohet Kushtetueses për konstituimin

Ndaje në Whatsapp
Osmani: “Lista Serbe nuk mund të bllokojë Kuvendin”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar sot se askush nuk mund ta ketë të drejtën e vetos për konstituimin e Kuvendit, as Lista Serbe e cila po kërkon të bllokojë ngritjen e institucioneve në vend për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari.

Kjo deklaratë erdhi pas kërkesës së Listës Serbe drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku subjekti politik i Beogradit pretendon se konstituimi i Kuvendit është jokushtetues përderisa ende nuk është zgjedhur nënkryetari i pestë, që i takon komunitetit serb në Kosovë.

Osmani ka publikuar sot komentet e saj të dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se Kuvendi nuk mund të bllokohet për një çështje të tillë. Sipas saj, një bllokim i tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm që në të ardhmen mund të përdoret për të penguar funksionimin e institucioneve të vendit në situata të tjera.

“Askush nuk mund ta ketë të drejtën e vetos për konstituimin e Kuvendit, as Lista Serbe. Kuvendi duhet të funksionojë dhe Kosova nuk mund të lejojë bllokime artificiale të institucioneve”, është shprehur presidentja.

Çështja e ngritjes së institucioneve ka shkaktuar tensione të mëdha politike. Prej disa ditësh, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të drejtuar nga kryeministri në largim Albin Kurti, është nisur një sulm i ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese. VV e ka akuzuar institucionin e drejtësisë se po bllokon ngritjen e qeverisë së re dhe madje e ka paralajmëruar se veprimet e pamatura të saj mund të konsiderohen si “tradhti kombëtare”.

Reagimet nuk kanë munguar as nga faktori ndërkombëtar. Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë që të përmbahen nga çdo tendencë për ndërhyrje në gjyqësor, duke nënvizuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

Edhe vetë Gjykata Kushtetuese ka dalë me një reagim, ku ka shprehur shqetësimin e saj për “deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deri më 30 shtator t’i ndalohet Kuvendit çdo veprim që mund të çojë në formimin e qeverisë së re. Ky vendim praktikisht e shtyn procesin politik, duke bërë që çdo skenar për formimin e ekzekutivit të ri të merret në konsideratë vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme