Rajoni 24 April 2026, 18:14 Nga VNA

Osmani: Anëtarësimi në Bordin e Paqes, hap historik që forcon Kosovën në arenën ndërkombëtare

Ndaje në Whatsapp
Osmani: Anëtarësimi në Bordin e Paqes, hap historik që

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Kuvendi i Kosovës, i cili me shumicë votash miratoi anëtarësimin e vendit në Bordin e Paqes.

Osmani e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosova, duke theksuar se vendi po pozicionohet krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e saj të plotë, ajo u shpreh se Kuvendi i Kosovës ka vulosur një moment historik përmes ratifikimit të marrëveshjes për anëtarësimin në Bordin e Paqes. Sipas saj, ky është një hap i madh që e konsolidon rolin ndërkombëtar të Kosovës dhe e vendos atë aty ku i takon, përkrah vendeve që kontribuojnë në ruajtjen e paqes globale.

Osmani rikujtoi gjithashtu mbështetjen vendimtare të SHBA-ve në vitin 1999, duke përmendur se raketat amerikane “Tomahaëk” ndihmuan në ndalimin e makinerisë gjenocidale serbe ndaj popullit të Kosovës.

Në fund të mesazhit të saj, ish presidentja e Kosovës shprehu mirënjohje për SHBA-të dhe për presidentin Donald Trump, për besimin dhe ftesën që Kosova të jetë shtet themelues i Bordit të Paqes.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit

 

 

Postimi i plotë:

 Kuvendi i Kosovës sot vulosi një moment historik duke ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Është një hap i madh që forcon subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe e vendos Republikën e Kosovës aty ku e meriton: krah për krah me Amerikën dhe në mesin e shteteve që kontribuojnë për paqen globale.

Ishin Tomahaëk-ët amerikanë që, në vitin 1999, çanë errësirën dhe ndalën makinerinë gjenocidale serbe mbi popullin tonë. Ishte Amerika ajo që qëndroi në anën e drejtësisë, kur ne kishim më shumë nevojë se kurrë për shpresë dhe shpëtim. Dhe është Amerika përsëri sot, ajo që qëndron përkrah nesh.

Faleminderit SHBA-ve dhe Presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme