Rajoni 6 Gusht 2025, 14:42 Nga VNA

Nikolla Xhufka, kleriku ortodoks shqiptar i vetëshpallur, nxit polemika në Kosovë

Ndaje në Whatsapp
Nikolla Xhufka, kleriku ortodoks shqiptar i vetëshpallur, nxit polemika

Një burrë shqiptar pretendon se drejton "Kishën Ortodokse të Kosovës" nga një çerdhe e dikurshme në qendër të Prishtinës, por autoritetet ortodokse serbe dhe shqiptare thonë se ai nuk është gjë tjetër veçse një mashtrues.

 

Në një rrugë të ngushtë në qendër të Prishtinës, në atë që dikur ishte një çerdhe private, Nikolla Xhufka pretendon se ka themeluar Kishën Ortodokse të Kosovës. Ai e quan atë “shtëpia e Zotit dhe e së vërtetës”. Por jo të gjithë e besojnë atë.

Kosova, që dikur ishte një krahinë jugore e Serbisë, njeh vetëm një Kishë Ortodokse brenda kufijve të saj – Kishën Ortodokse Serbe, e cila zotëron dhjetëra kisha dhe manastire shekullore në të gjithë vendin e vogël.

Kosova është me shumicë shqiptare dhe shumica e shqiptarëve janë myslimanë, megjithëse ka edhe besimtarë katolikë dhe ortodoksë. Pakica serbe është në shumicë dërrmuese ortodokse.

I etiketuar si mashtrues nga Kisha Ortodokse e Shqipërisë, nga e cila ai e ka origjinën, Xhufka nuk duket të jetë i lidhur me asnjë institucion të njohur ortodoks, dhe në një intervistë për BIRN refuzoi të specifikonte se nga i siguron fondet për ambientet e shtrenjta në kryeqytetin e Kosovës, që i ka zënë që nga prilli.

Prokuroria publike në Kosovë po e heton Xhufkën për dyshime për keqpërdorim dhe përdhosje të objekteve fetare dhe për nxitje të urrejtjes fetare dhe etnike. Veprimet e tij rrezikojnë të ndezin më tej tensionet fetare dhe etnike, por Xhufka tha se nuk do të tërhiqet.

“Kemi 5,000 ndjekës dhe po u themi shqiptarëve të dalin nga errësira”, tha ai për BIRN.

I arrestuar për hyrje keqpërdorim të kishës

I lindur si Niko Blazhde në rajonin qendror të Elbasanit, Xhufka u bë lajm kur ai dhe disa ndjekës të tij hynë në një kishë ortodokse serbe të braktisur në fshatin Rakinicë, në verilindje të Kosovës, më 28 nëntor 2023, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe mbajtën një shërbesë fetare. Ndjekësit e tij mbanin flamuj me simbole nacionaliste shqiptare, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga Kisha Ortodokse Serbe.

“Nuk e dija që kjo kishë ekzistonte”, tha Xhufka.

“Në Elbasan, ku jetoja, disa ish-banorë të këtij fshati që kishin ardhur nga Kosova më kërkuan të mbaja një meshë dhe më thanë se donin që kjo kishë të kalonte në varësi të Kishës së Elbasanit.”

“Ne duam kishat që historia thotë se janë tonat”, tha ai për BIRN.

Gjashtë muaj pas hyrjes në kishën e Rakinicës, afër Podujevës, policia e Kosovës arrestoi Xhufkën; ai u mbajt në paraburgim për tre ditë dhe më pas u lirua.

Xhufka mohoi se ishte arrestuar vërtet.

“Policia nuk më arrestoi”, tha ai. “Më thanë të mbaja duart nën rroba që të dukej sikur isha me pranga.”

Muajin e kaluar, misioni i OSBE-së në Kosovë dënoi atë që e quajti “hyrja e tretë e paautorizuar” e Xhufkës në të njëjtën kishë ortodokse.

“Të tilla veprime minojnë të drejtat e komuniteteve fetare të njohura për të menaxhuar lirshëm vendet e tyre të adhurimit dhe për të ruajtur pronën e tyre pa ndërhyrje”, shkroi misioni në Facebook. “Kisha Ortodokse Serbe, si të gjitha komunitetet fetare në Kosovë, ka të drejtën për mbrojtje ligjore.”

“Kthejmë faqen tjetër”

Edhe përpara përplasjes me policinë e Kosovës, Kisha Ortodokse e Shqipërisë e kishte denoncuar Xhufkën si mashtrues, duke kundërshtuar pretendimin e tij se kishte përfunduar studimet në teologji dhe duke thënë se në të vërtetë ai kishte mbaruar një shkollë profesionale për teknologji ushqimore.

Xhufka, tha ajo në vitin 2022, “nuk është klerik ortodoks dhe nuk njihet si i tillë nga asnjë Kishë e Krishterë në asnjë vend. Ai pretendon se është shuguruar nga një individ serbo-rumun që nuk ka asnjë lidhje me Kishën Ortodokse dhe nuk është klerik. Ky është thjesht një rast mashtrimi publik.”

I pyetur për përgjigjen e tij, Xhufka tha: “Ne ecim në rrugën e Zotit. Nëse dikush na godet në fytyrë, ne i kthejmë faqen tjetër.”

Ikona që paraqesin peshkopë ortodoksë dhe klerikë ortodoksë shqiptarë zbukurojnë muret e ambienteve të Xhufkës në kryeqytetin e Kosovës, por aty ka vetëm katër karrige për meshë.

Megjithatë, Xhufka tha se kishte filluar të pagëzonte fëmijë dhe të kthente të rriturit në besim. Ai pretendoi se “Mitropolia e Kosovës” ka një prani në qytetin jugor të Prizrenit si dhe në Gjakovë në perëndim dhe se ka kërkuar leje nga Komuna e Prishtinës për një parcelë toke për të ndërtuar një kishë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, megjithatë, vetëm Kisha Ortodokse Serbe njihet si komuniteti i vetëm fetar ortodoks.

Kosova ende nuk ka një ligj që rregullon komunitetet fetare në vend; një projektligj ka mbetur pezull në parlament për 13 vjet. Ai parashikon që një komunitet fetar mund të regjistrohet nëse ka të paktën 100 anëtarë, por gjithashtu që vetëm një komunitet fetar ortodoks mund të regjistrohet.

Në ballkonin e ndërtesës së Xhufkës bie një kambanë e vogël.

“Po luftoj për Kosovën”, tha ai. “Si mund të jem armiku i saj?”

Reporter.al

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme