Rajoni 8 August 2025, 22:07 Nga VNA

“Në Errësirën e Diellit – Kosova”, Turqia sjell në ekran filmin për sulmin në Banjskë

Ndaje në Whatsapp
“Në Errësirën e Diellit – Kosova”, Turqia sjell

Më 5 shtator 2025, në kinematë e Turqisë do të shfaqet premiera e filmit “Në Errësirën e Diellit – Kosova”. Pas premierës, filmi do të prezantohet edhe në Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit.

Ky prodhim turk trajton një nga ngjarjet më të rënda dhe të ndjeshme të viteve të fundit në Kosovë – sulmin terrorist në Banjskë, të kryer nga grupe paramilitare serbe në shtator të vitit 2023.

Filmi është vazhdim i “Fytyra të Fshehura – Bosnja”, që sillte historinë e fshehjes së kriminelëve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Këtë herë, rrëfimi zhvendoset në Kosovë, duke fokusuar përpjekjet për të shmangur një konflikt të madh në Ballkan pas sulmit në Banjskë.

Me regji të Haktan Özkan dhe prodhim nga Çiçek Yapım, filmi pasqyron bashkëpunimin strategjik mes Kosovës dhe Turqisë përballë kërcënimeve të sigurisë. Në rolet kryesore janë aktorët Gökhan Tunalıgil (me origjinë nga Kosova), Ayhan Krüezi dhe Ebru Taşçı, së bashku me emra të njohur si Ümit Acar, Müge Ulusoy, Bora Sivri, Ali Düşenkalkar, Ayhan Işık dhe artistja kosovare Sonay Buş.

Xhirimet janë realizuar në Prizren, Prishtinë, Mamushë dhe Bursa.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme