Rajoni 12 February 2026, 20:52 Nga VNA

Me 90 vota pro dhe një kundër, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për procesin gjyqësor në Hagë

Ndaje në Whatsapp
Me 90 vota pro dhe një kundër, Kuvendi i Kosovës miraton

Me 90 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim është votuar një rezolutë e përgatitur nga një grup ekspertësh dhe e mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila kërkon nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë gjykim të drejtë për të akuzuarit.

Ky ishte vendimi i parë i legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, pas themelimit të organit ligjvënës një ditë më parë.

Para votimit, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kërkuan që rezolutës t’i shtohet edhe një pikë përmes së cilës do të kërkohej zbardhja e vrasjeve para dhe pas luftës. Por, kjo u kundërshtua nga PDK-ja, dhe Përparim Gruda nga kjo parti tha se tekstin e rezolutës vetëm e kanë mbështetur dhe nuk e kanë përpiluar ata.

Një nga pikat e rezolutës, e cila nuk ka peshë detyruese, kërkohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që “ në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe kultivimit të besimit të publikut në drejtësi”.

Gruda tha se rezoluta vjen pas shqetësimeve për shkelje të të drejtave të të akuzuarve në Hagë. Përmes rezolutës, i bëhet thirrje Dhomave dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuara që të zbatojnë standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me të drejtat dhe liritë themelore të të akuzuarve, “përfshirë edhe detyrimet që burojnë nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.


Ky dokument thotë që shtetet mbështetëse dhe financuese të Gjykatës Speciale marrin përgjegjësi për shkeljet që ndodhin në Gjykatën në Hagë. Aty po ashtu konfirmohet zotimi i Kosovës për mbështetjen financiare të të akuzuarve në mbështetje të mbrojtjes së tyre.

Më herët gjatë ditës, edhe Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklaratë për pafajësinë e ish-eprorëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Miratimi i rezolutës në Kosovë dhe deklaratës në Shqipëri vjen në kohën kur në Hagë gjykimi ndaj ish-katër eprorëve të UÇK-së është në kilometrin e fundit dhe aktualisht po mbahen fjalët përmbyllëse./Rel

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme