Rajoni 29 January 2026, 13:13 Nga VNA

Mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli: Nuk kam qenë në makinë kur e ekzekutuan

Ndaje në Whatsapp

Mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona

Sot në Prishtinë po zhvillohet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje që ndodhi dy vite më parë.

Gjatë seancës, i pandehuri Naim Murseli ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për të vrarë bashkëshorten e tij. Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe se nuk ka qenë në makinë kur është ekzekutuar.

“Nuk kishte asnjë marrëveshje për të vrarë Liridonën. Ju betohem në dy fëmijët e mi që nuk kam qenë në makinë kur është vra Liridona, as unë as fëmijët, kam qenë së paku 20 metra larg.”

Murseli gjithashtu është shprehur se ka pasur marrëdhenie të mira me Liridonën.

“Me Liridonën jemi martuar më 11 dhjetor 2011 dhe kemi dy fëmijë. Marrëdhënia ime me të ka qenë shumë e mirë dhe e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme.”

Dy nga të akuzuarit kishin pretenduar çrregullime mendore, por Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka konstatuar se asnjëri nuk ka pasur problematika të tilla gjatë kohës së kryerjes së veprës penale.

Seanca vijon, ndërsa gjykata pritet të shqyrtojë provat dhe dëshmitë për të vendosur mbi akuzat ndaj tre të pandehurve.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme