Rajoni 3 October 2025, 15:03 Nga VNA

Maqedonia e Veriut heq vizat edhe me SHBA-të

Ndaje në Whatsapp
Maqedonia e Veriut heq vizat edhe me SHBA-të

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pritet të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë për aplikim, dokumente shtesë apo intervista për viza.

Kjo është një nga çështjet e ngritura nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Dialogut Strategjik me SHBA, i nisur në qershor të vitit 2022, i cili synon të forcojë raportet mes dy vendeve dhe të sjellë përfitime konkrete në fusha të ndryshme bashkëpunimi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, institucionet maqedonase janë të angazhuara në grupet ndërsektoriale të punës për t’u bashkuar me Programin për Heqjen e Vizave dhe Programin Global për Hyrje në SHBA. Megjithatë, ky mbetet një proces afatgjatë që zhvillohet brenda kornizës së Dialogut Strategjik.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme