Rajoni 3 Gusht 2025, 16:55 Nga VNA

Macron paralajmëron Vuçiçin: Dialogu Kosovë–Serbi nuk mund të sabotohet

Ndaje në Whatsapp
Macron paralajmëron Vuçiçin: Dialogu Kosovë–Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë mbi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situatën politike në Bosnje-Hercegovinë.


“Rikujtova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dënojmë të gjitha veprimet e njëanshme për ta dëmtuar atë”, tha Macron në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter).

Aktualisht, dialogu ndërmjet dy vendeve është i ngrirë, për shkak të situatës politike në Kosovë, ku Qeveria është në detyrë dhe me kompetenca të kufizuara. Kur foli për Bosnje-Hercegovinën, Macron theksoi se gjatë bisedës me Vuçiçin ka ritheksuar rëndësinë që i jep Francës stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnje–Hercegovinës, si dhe respektimit të sundimit të ligjit. Kjo bisedë telefonike vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, i cili deklaroi se siguria në rajon është minuar seriozisht. Vlerësimi i Këshillit vjen në vazhdën e vendimit të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, e cila dënoi presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për ushtrim të aktivitetit politik, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar në Bosnje.

“Përsërita bindjen time se fati i Serbisë është evropian dhe shpresën time se ajo mund të përparojë në frymën e dialogut, në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit. Analizuam marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës dhe vendosëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë”, tha Macron më tej.

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se ia kishte përsëritur presidentit francez se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha proceseve që ruajnë paqen dhe bashkëpunimin, ndërsa mbrojtja e popullit serb mbetet një nga interesat kryesore kombëtare.

“Theksova përkushtimin tonë për dialog dhe respektim të ligjit ndërkombëtar, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, tha Vuçiç në një postim në Facebook, duke bërë me dije se i ka dërguar ftesë Macronit për një vizitë në Beograd.

Pas vendimit të Gjykatës ndaj Dodikut më 1 gusht, ky i fundit deklaroi se nuk e pranon as vendimin dhe as padinë penale. Më 3 gusht, Dodik paralajmëroi se Republika Sërpska do të “hakmerret” pas përfundimit të procesit gjyqësor. Avokati i Dodikut ka paralajmëruar apelimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës. Pas komunikimit të vendimit përfundimtar, Dodikut pritet t’i dorëzohet thirrja për zbatimin e dënimit me burg, ndërsa më pas pritet edhe një vendim i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës për ndërprerjen e mandatit të tij si president i Republikës Sërpska. Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës, mandati i një zyrtari të zgjedhur përfundon “në datën kur vendimi gjyqësor, që e dënon me burgim prej gjashtë muajsh ose më shumë, bëhet i formës së prerë”.

Video

Dikur ishim para Gjermanisë. Tani jemi para gjithë Europës

Tom Doshi pas daljes nga SPAK: Siç ka thënë dhe Erioni, kolegët të pyesin për çdo gjë.

Tom Doshi mbërrin në SPAK.

Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë po shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një salle luksoze ballosh, një projekt me vlerë 250 milionë dollarë i prezantuar nga Presidenti Donald Trump. Megjithëse u premtua se struktura historike nuk do të prekej, punimet kanë nisur me shkatërrimin e pjesës lindore që daton nga viti 1902. Projekti përfshin një sallë prej 25,000 metrash katrorë me dizajn të frymëzuar nga resorti Mar-a-Lago, me llambadarë kristali, kolona të praruara dhe zbukurime ari. Salla do të përdoret për darka shtetërore dhe ngjarje zyrtare, me një kapacitet prej 1,000 personash dhe dritare antiplumb. Ajo pritet të financohet kryesisht nga donatorë privatë, përfshirë kompani të mëdha teknologjike dhe të mbrojtjes. Në një moment simbolik, Donald Trump hapi perdet e arta për të zbuluar vendin e ndërtimit dhe shpalli nisjen zyrtare të shembjes. Ai deklaroi se kjo do të jetë “salla e vallëzimit më e bukur ndonjëherë” dhe përmendi plane për një hark përballë Varrezave të Arlingtonit, nëse mbeten fonde. Dëshira për një sallë të tillë daton që nga viti 2010, kur ai shprehu pakënaqësinë për ambientet ekzistuese të darkave shtetërore në kohën e Presidentit Obama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme