Rajoni 31 July 2025, 20:02 Nga VNA

Lirohen nga paraburgimi pesë policët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Lipjan

Ndaje në Whatsapp
Lirohen nga paraburgimi pesë policët e dyshuar për vrasjen e

Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.

Kështu ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, mbrojtësi i një nga të dyshuarve për këtë rast.

“Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin”, shkroi ai në Facebook.

Pesë zyrtarëve policorë, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, më 9 korrik u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji. Por, më 17 korrik, Apeli anuloi aktvendimin e Themelores.

Rasti u dërgua në rivendosje dhe më 23 korrik, Themelorja sërish vendosi që pesë zyrtarët policorë të mbeteshin në paraburgim. Për këtë vendim, palët mbrojtëse dërguan ankesë në Apel.

Agon Zejnullahu, 27 vjeç, vdiq në orët e para të 7 korrikut, pasi ishte arrestuar nga policia në Lipjan.

Vdekjen e tij në vendngjarje e kishte konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Por, familjarët dhe avokati i tyre, kanë thënë se policia ka përdorur forcë të tepruar ndaj 27-vjeçarit.

Ngjashëm kanë thënë edhe disa përfaqësues të shoqërisë civile, pasi kanë parë disa pamje që kanë qarkulluar në internet.

Komandanti i Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje pas vdekjes së Zejnullahut./rel

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme