Rajoni 26 October 2025, 12:01 Nga VNA

Kurti nuk siguron dot numrat e nevojshëm, dështon krijimi i qeverisë së re në Kosovë

Ndaje në Whatsapp
Kurti nuk siguron dot numrat e nevojshëm, dështon krijimi i

Propozimi i Albin Kurtit për një mandat të ri katërvjecar nuk mori përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës.

Kështu, me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës: zgjedhjen e qeverisë së re. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paraqiti para deputetëve përbërjen e kabinetit të ri qeveritar dhe kërkoi votëbesimin për formimin e ekzekutivit, që kërkon të paktën 61 vota.

Në fjalën e tij para Kuvendit, Kurti theksoi se vendi ndodhet në një situatë të vështirë politike për shkak të moskonstituimit të Kuvendit dhe mungesës së gatishmërisë së partive për të marrë përgjegjësinë që, sipas tij, u është deleguar nga qytetarët.

“Si pasojë e mosgatishmërisë që të marrin përgjegjësinë që ua ka deleguar qytetari me votë, sot ndodhemi para një situate ku qeveria propozohet si votim. Ky votim nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e qeverisë së re, republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja,” tha Kurti.

Gjatë fjalës së tij, Kurti foli edhe për sfidat e sigurisë me të cilat është përballur Kosova në muajt e fundit, duke kujtuar sulmet terroriste të dirigjuara, sipas tij, nga Serbia. Ai përmendi sulmin në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, si dhe incidentin në lumin Ibër.

“Kryekrimineli Milan Radoiçiq është shpallur në kërkim dhe ndaj tij e 44 shokëve terroristë është ngritur një aktakuzë prej 160 faqesh,” deklaroi Kurti.

Kryeministri në detyrë theksoi gjithashtu se pavarësisht ndëshkimeve politike që, sipas tij, Kosova ka marrë nga faktori ndërkombëtar, aleanca me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n mbetet e palëkundur.

“Kosova është rreshtuar në hartën gjeopolitike në anën e paqes, drejtësisë dhe aleatëve të saj demokratikë. Aleanca jonë me SHBA, BE, Mbretërinë e Bashkuar dhe NATO-n s’do të lëkundet, sepse nuk është thjesht strategji por vlerë,” tha Kurti, duke shtuar se Kosova “nuk është vetëm pjesë e kontinentit evropian, por pjesë e vlerave të tij”.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani dhe mbylli punimet e seancës së sotshme.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme