Rajoni 19 August 2025, 16:19 Nga VNA

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të mërkurën, pas vendimit të Kushtetueses

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të mërkurën, pas

Pas publikimit të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në Fletoren Zyrtare, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet të mërkurën në orën 11:00.

Në aktgjykimin e saj, Gjykata Kushtetuese urdhëroi që votimi për kryetarin e Kuvendit të bëhet me votim të hapur, ndërsa emri i njëjtë mund të propozohet jo më shumë se tri herë. Po ashtu, Kushtetuesja theksoi se konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është tashmë i detyruar që t’i kërkojë subjektit më të madh parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje, propozimin e një kandidati për kryetar të Kuvendit. Vendimi i Kushtetueses konstatoi se Dehari ka shkelur Kushtetutën kur lejoi votim të fshehtë, përmes të cilit partia e tij synonte të zgjidhte Albulena Haxhiun në këtë post.

Seanca e së mërkurës do të vijojë me pikën 3 dhe 4 të rendit të ditës: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë sinjale se do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, por pritshmëritë për një marrëveshje nga opozita mbeten të ulëta. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit varet nga gatishmëria e Vetëvendosjes për të propozuar një kandidat që mund të sigurojë shumicën prej 61 votash. Ajo theksoi se Albulena Haxhiu nuk është njëra prej tyre.

Sipas opozitës, nëse VV vendos sërish ta kandidojë Haxhiun, kjo do të tregojë mungesë reflektimi dhe mungesë vullneti për të konstituar Kuvendin dhe për të zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme