Rajoni 7 March 2026, 17:12 Nga VNA

”Kryeministër i Kosovës të bëhet Thaçi”, Grenell bën thirrje: Pas Hagës, të rikthehet në politikë

Ndaje në Whatsapp
”Kryeministër i Kosovës të bëhet Thaçi”,

Richard Grenell bëri thirrje për rikthimin në politikë të ush presidentit të Kosovës, Hashim Thaci.I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të posaçme, thotë se Thaci mund të marrë postin e kryeministrit në të ardhmen. Komentet e tij vijnë në kohën kur Kosova përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e parlamentit, hap ky të cilin, Grenell e priti me gëzim, cka u pa qarte edhe ne postimin e tij në rrjetin social X.

“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçit! Thaçi për kryeministër”, u shpreh Grenell.

Thaçi aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, akuza ndaj të cilave është deklaruar i pafajshëm.Procesi gjyqësor ndaj tij po shkon aktualisht drejt përfundimit.

Komentet e Grenellit vijnë në një moment tensioni politik në Kosovë, pasi vendi po përballet me krizë institucionale lidhur me zgjedhjen e presidentit. Richard Grenell ka qenë i përfshirë edhe më herët në zhvillimet politike që lidhen me Kosovën. Nëntorin e  vitit 2019, ai u emërua nga Trump, asokohe në mandatin e parë, si i dërguar i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vitin 2020, gjatë atij mandati, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike-të njohur si Marrëveshja e Uashingtonit- e cila megjithatë nuk u zbatua kurrë në tërësi.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme