Rajoni 30 August 2025, 08:54 Nga VNA

Kosova përkujton të zhdukurit e luftës

Ndaje në Whatsapp
Kosova përkujton të zhdukurit e luftës

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Edhe pse kanë kaluar 26 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, mbi 1.590 persona vazhdojnë të figurojnë ende si të zhdukur.

Në kuadër të kësaj dite përkujtimore, krerët e institucioneve të Kosovës bënë homazhe dje pranë Monumentit të Personave të Zhdukur, për të nderuar kujtimin e tyre dhe për të kërkuar drejtësi.

Aktivitete të tjera përkujtimore pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së shtunë. Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, numri i përgjithshëm i personave të raportuar si të zhdukur ishte rreth 6.500.

Që nga ajo kohë, janë kryer zhvarrime në disa varreza masive, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, dhe deri më tani janë identifikuar rreth 70 për qind e tyre.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme