Rajoni 16 April 2026, 18:26 Nga VNA

Konjufca: Tërhiqem nga gara nëse propozohet president jopartiak

Ndaje në Whatsapp
Konjufca: Tërhiqem nga gara nëse propozohet president jopartiak

Glauk Konjufca, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e Presidentit, ka sqaruar qëndrimin e tij lidhur me mundësinë e tërheqjes nga kandidatura. Ai deklaroi se është i gatshëm të heqë dorë, në rast se opozita propozon një kandidat jopartiak.

Sipas tij, Kryeministri ka vendosur një kornizë të qartë për zgjedhjen e Presidentit, duke theksuar se, nëse arrihet një marrëveshje konsensuale, kandidati nuk duhet të jetë i lidhur drejtpërdrejt me partitë politike apo strukturat e tyre drejtuese.

I pyetur nëse një figurë si kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të ishte i pranueshëm, Konjufca u shpreh se kjo çështje nuk është diskutuar në këtë drejtim.

Ai theksoi se, nëse bëhet fjalë për një kandidat politik, Vetëvendosje tashmë ka paraqitur propozimin e saj, duke shtuar se më herët është konsideruar i përshtatshëm për postin e kryeparlamentarit.

Konjufca nënvizoi se deri më tani nuk është hapur opsioni për një President partiak, por vetëm për një figurë jopartiake. Në këtë rast, ai ritheksoi gatishmërinë për t’u tërhequr nga gara, duke theksuar se nuk dëshiron të pengojë arritjen e një kandidati të përbashkët.

 

‘Deri tani nuk wshtw hapur ky opsion për president partiak. Deri tash asht hapur për president jo-partiak. Nëse është jopartiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës time. Jap dorëheqje sepse po gjendet një i të gjithëve, kush jam unë me mbyllë rrugën’, është shprehur Konjufca.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme