Rajoni 29 Korrik 2025, 22:12 Nga VNA

Kamberi: Situata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

Ndaje në Whatsapp
Kamberi: Situata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Deputeti shqiptar nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dorëzuar një draft-rezolutë në këtë institucion lidhur me situatën e shqiptarëve në jug të Serbisë, dhe ka propozuar që kjo temë të jetë pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Ata jetojnë në Luginën e Preshevës - term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Në draft-rezolutën e Kamberit kërkohet që Kuvendi i Serbisë “të pranojë qasjen diskriminuese dhe të shprehë përkushtim institucional për të përmirësuar pozicionin e komunitetit shqiptar në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.

Dokumenti bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve të viteve 2001, 2009 dhe 2013, dhe për pezullim të menjëhershëm të masave administrative për pasivizim të adresave.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.

Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Në të është thënë se pasivizimi i adresave duket se është kryer në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë.

Përveç kësaj, në mesin e problemeve tjera të shqiptarëve janë përmendur edhe: mosnjohja e diplomave të lëshuara nga autoritetet e Kosovës, mungesa e një përfaqësimi të drejtë dhe proporcional në institucione shtetërore, pengesat në përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, si dhe mungesa e zhvillimit ekonomik në atë rajon.

Në draft-rezolutë është thënë se për shkak të mungesës së rezultateve nga përpjekjet e kaluara institucionale, propozohet që statusi i shqiptarëve në jug të Serbisë të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, “në kuadër të përpjekjeve gjithëpërfshirëse për të arritur paqe të qëndrueshme”.

“Miratimi i rezolutës do të ishte dëshmi e gatishmërisë politike për t’i zgjidhur problemet e zvarritura me dekada dhe për të garatuar qasje të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht etnisë – çka është kusht bazik për zhvillim demokratik dhe përparim drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Kamberi.

Draft-rezoluta është nënshkruar nga dy deputetë tjerë nga Partia për Veprim Demokratik e Sanxhakut.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka hedhur poshtë propozimin e Kamberit, duke thënë se pozita e shqiptarëve në jug të Serbisë nuk është, dhe nuk do të jetë pjesë e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk do të kenë sukses tentimet për ta keqpërdorur dialogun me Prishtinën dhe për ta instrumentalizuar politikisht nga politikanë të papërgjegjshëm në pjesën qendrore të Serbisë”, ka thënë Petkoviç.

Ai pretendon se “Serbia njihet si shtet që ka bashkëpunim të jashtëzakonshëm me minoritetet dhe që është model për të gjithë në rajon”.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, prej vitit 2011. Palët i kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Aktualisht dialogu është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

Përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu i Serbisë janë deklaruar shpesh për problemet dhe kanë thënë se diskriminohen, diçka që Beogradi e mohon.

Autoritetet e Kosovës kanë përsëritur disa herë se janë të përkushtuara për të ngritur zërin për shqetësimet e banorëve të Luginës së Preshevës, dhe kanë ndarë miliona euro si ndihmë për ta.

Megjithatë, mungesa e investimeve dhe barrierat e vazhdueshme besohet se kanë ndikuar në largimin e rreth 20.000 shqiptarëve prej këtij rajoni, kryesisht drejt shtetit të Kosovës./ REL

Video

Zjarr në një pallat në Lushnjë, evakuohen banorët – një grua e lënduar Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pallat në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik dhe kaos mes banorëve. Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka rënë në një biznes në katin e parë të godinës, si pasojë e një defekti në kabinën elektrike. Përhapja e tymit në të gjithë pallatin 15-katësh detyroi evakuimin e banorëve, disa prej të cilëve u larguan nga ballkonet e apartamenteve. Një grua ka pësuar asfiksim dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve.

Një ngjarje tragjike ndodhi në Lisbonë, ku një toreador dhe një spektator humbën jetën gjatë një ngjarjeje me dema në arenën Campo Pequeno. 22-vjeçari Manuel Maria Trindade sfidoi një dem rreth 700 kilogramë duke hyrë në arenë, por kafsha e sulmoi me shpejtësi, e ngriti në ajër dhe e përplasi për muri, duke i shkaktuar plagë fatale. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik portugez.

Pamjet nga vendngjarja e aksidentit në Korçë Kjo është biçikleta me të cilën po lëvizte viktima e aksidentit të regjistruar sot pranë fshatit Voskop në Korçë. Ajo është identifikuar si Afërdita Elezi, 50 vjeç, banuese në Korçë. Njoftimi i plotë i Policisë: Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. https://www.vna.al/kronika/makina-perplas-per--kembesoren-ne-korce-i13698

? Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Zjarri në fshatin Akërni vijon aktiv prej më shumë se 24 orësh, ndërsa situata është kritike, me flakët që përparojnë dhe djegin masive pyjore, kryesisht me pisha, duke u afruar drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, njësitë e zonave të mbrojtura, emergjencat civile dhe forcat e armatosura. Operacioni i fikjes mbështetet edhe nga ajri, me helikopter që merr ujë nga deti dhe e hedh mbi flakë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme