Rajoni 4 January 2026, 12:56 Nga VNA

“Jemi të shqetësuar për armatimin e Prishtinës” Vuçiç për arrestimin e Maduros: "Bota po dominohet nga ligji i më të fortit"

Ndaje në Whatsapp
“Jemi të shqetësuar për armatimin e Prishtinës”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, pas mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare, duke deklaruar se rendi ndërkombëtar është në shpërbërje dhe se bota po drejtohet nga ligji i forcës.

Vuçiç theksoi se Serbia ndodhet në një pozicion gjithnjë e më kompleks në Evropën Juglindore, në një kohë kur, sipas tij, rendi i vjetër botëror po shembet dhe rregullat ndërkombëtare nuk zbatohen më.

“Jemi të vetëdijshëm për kompleksitetin e pozicionit që ka vendi ynë në këtë rajon dhe ky kompleksitet do të jetë gjithnjë e më i theksuar, duke pasur parasysh faktin se rendi i vjetër në botë po shembet dhe asnjë rregull nuk zbatohet më. E drejta publike ndërkombëtare praktikisht nuk ekziston, ndërsa rendi i OKB-së ekziston vetëm në letër,” deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se ngjarjet e fundit në Venezuelë tregojnë qartë, sipas tij, se Karta e Kombeve të Bashkuara nuk funksionon më. “Bota po dominohet nga ligji i forcës dhe ligji i më të fortit. Kush është më i fortë, shtyp,” u shpreh presidenti serb.

Në fjalën e tij, Vuçiç u ndal edhe te situata e sigurisë në rajon, duke shprehur shqetësim për armatimin e mëtejshëm të Prishtinës dhe për bashkëpunimin e saj me Kroacinë dhe Shqipërinë.

"Ne jemi të shqetësuar për armatimin e mëtejshëm të Prishtinës, si dhe për aleancën me Kroacinë dhe Shqipërinë. Ata planifikojnë të zhvillojnë sisteme më komplekse dhe Serbia po i ndjek këto zhvillime me vëmendje,” tha ai.

Vuçiç theksoi se Serbia jo vetëm që po monitoron situatën, por po përgatitet edhe për mbrojtjen e saj. “Ne besojmë se forca jonë do të jetë një pengesë e mjaftueshme dhe se do ta arrijmë qëllimin tonë kryesor, që është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Serbi,” përfundoi ai.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme