Rajoni 14 September 2025, 15:07 Nga VNA

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch: Gjykimi ndaj udhëheqësve të UÇK-së është aspak serioz

Ndaje në Whatsapp
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch: Gjykimi ndaj

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka mbajtur një fjalim të fortë në mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë një tubimi të zhvilluar në Hagë. Në fjalën e tij, Bosch vuri në dyshim seriozitetin e procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të ndikuar politikisht.“Ne kemi patur kërkesë dhe presion nga qeveritë tona për krijimin e kësaj gjykate. Ishte e çuditshme që nuk kishte asnjë serb përpara saj. E kam takuar Hashim Thaçin dhe i kam thënë: ‘Ti do të lirohesh për mungesë provash’”, u shpreh Bosch.

Diplomati holandez shtoi se procesi gjyqësor është duke u zvarritur dhe se gjykatësit po përfitojnë nga kjo situatë.

“Gjyqi është joserioz. Gjykatësit ndihen komod këtu në Hagë, me një jetë shumë të mirë, duke marrë paga të larta, ndërkohë që procesi të tejzgjatet. Është e pamendueshme të arrish në konkluzionin se UÇK ishte një organizatë kriminale”, theksoi Bosch.

Fjalimi i ish-ambasadorit të Holandës përfaqëson një nga zërat ndërkombëtarë që kanë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e gjykatës speciale dhe procesit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke shtuar edhe më shumë debat rreth rolit dhe drejtësisë së këtij institucioni në raport me konfliktin e Kosovës.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme