Rajoni 21 August 2025, 13:10 Nga VNA

I ndaluan nën dyshimin për krime luftë, Serbia liron dy shtetasit kosovarë

Ndaje në Whatsapp
I ndaluan nën dyshimin për krime luftë, Serbia liron dy shtetasit

Shtetasit e Kosovës Bashkim dhe Xhemajl Emini janë liruar nga autoritetet serbe, bënë të ditur familjarët.

“Janë liruar, janë shëndosh e mirë. Kanë shkuar në Gjermani, në vend të vet”, tha për Radion Evropa e Lirë, Jusuf Emini, vëllai i të dy të liruarve.

Bashkimi është liruar tre ditë parë, ndërkaq Xhemajli një ditë më parë, shtoi Jusuf Emini.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk kanë konfirmuar lirimin e vëllezërve Emini.

Vëllezërit Emini u ndaluan nga autoritetet serbe në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë më 14 gusht.

Pas ndalimit të tyre, Ministria për Punë të Brendshme e Serbisë se ata u ndaluan në pikën kufitare të Horgoshit. Serbia pretendoi se ata u ndaluan nën dyshimet se me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kryer krime lufte kundër popullatë civile.

Kjo ministri pretendoi se të dy dyshoheshin se më 1999 kishin rrëmbyer një serb me inicialet J.M në Rahovec, e kanë dërguar në një drejtim të panjohur dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.

Ndalimi i tyre ndodhi në kohën kur autoritetet serbe kanë shpeshtuar ndalimet e shqiptarëve të cilët i akuzojnë se kanë bashkëpunuar ose kanë qenë pjesë e UÇK-së. Por, ka edhe raste kur ndalohen persona edhe për arsye të ndryshme.

Në korrik, autoritetet serbe e kanë arrestuar Lulzim Halilin, nën dyshimet se ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Organizata e veteranëve të UÇK-së, e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.

Ndërkaq, në fillim të gushtit është ndaluar edhe Behar Preniqi në pikën kufitare Batrovci, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Akuza ende nuk është bërë publike.

Autoritetet e Kosovës i kanë konsideruar gjithmonë këto arrestime si arbitrare dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare./ REL

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme